• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Misteri që rrethon ngjarjen në Greqi/ Kush ia mori jetën familjes shqiptare? Zbardhen detaje të tjera (FOTO)

03/03/2022
Misteri që rrethon ngjarjen në Greqi/ Kush ia mori jetën familjes shqiptare? Zbardhen detaje të tjera (FOTO)

E denjë për një skenë filmi thrilleri ishte ngjarja që shokoi dje Andravidën në Greqi, ku një çift shqiptar dhe dy fëmijët e tyre u gjetën të vdekur në banesë. Ngjarja makabre u regjistrua mbrëmjen e djeshme. Ishte djali i madh i familjes, një 12-vjeçar ai që i gjeti të pajetë familjarët e tij.

Protothema shkruan se nga hetimet paraprake të policisë, skenari i një vrasje nga babai i 3 pjesëtarëve të familjes, dhe më pas vetëvrasje, është hedhur poshtë. Sipas policisë, trupat e shqiptarit nga Lushnja, Armando dhe gruas së tij Maria, u gjetën në një rimorkio në depon e shtëpisë, ndërsa në trup kishin plagë të shkaktuara nga armë zjarri. Ndërkohë që arma e zjarrit ende nuk është gjetur. Po ashtu bëhet e ditur se fëmija 3-vjeçar është gjetur i pajetë në dyshemenë e magazinës, ngjitur me rimorkion dhe 2-vjeçari u gjet i vdekur brenda në banesë.

Media greke, duke iu referuar grupit hetimor, shkruan se autori mesa duket ka pasur për qëllim zhdukjen e trupave, por nuk ka arritur të përfundojë planin e tij pasi duket se diçka e ka trembur dhe ka ikur, ndoshta edhe hyrja në banesë e 12-vjeçarit.

Në brendësi të shtëpisë janë gjetur edhe njolla gjaku të shpërndara, ndërkohë që për krimin e rëndë fajësohet ish-bashkëshorti i Marias, i cili është shpallur në kërkim. Në fshat raportohet se autor mund të jetë një person tjetër, që ka pasur konflikte me çiftin.

Dramatik ishte dhe fakti kur 12-vjeçari hyri në banesë dhe pa prindërit dhe dy vëllezërit e pajetë. Sipas dëshmive, ai u pa me vëllain e vogël në krah, teksa ecte jashtë banesës dhe kërkonte ndihmë i dëshpëruar. Kalimtarët, të tmerruar nga skena, njoftuan menjëherë ambulancën dhe policinë.

Një autoambulancë transportoi foshnjën fatkeqe në Qendrën Shëndetësore Gastouni, por fatkeqësisht ai kishte humbur jetën. Do të jetë dëshmia e 12-vjeçarit ajo që do iu japë përgjigje shumë pyetjeve për marrëdhëniet familjare dhe ato me ish-bashkëshortin e Marias (babai biologjik i 12-vjeçarit).

https://www.youtube.com/watch?v=l-LtXbI9zXE

Related Posts

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë
Kryesore

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë

22/12/2025
E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

22/12/2025
Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al