Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj, është detyruar të lërë përkohësisht Arabinë Saudite dhe ekipin e Al-Ittihad për t’u rikthyer në Shqipëri. Shkak për këtë është bërë ndarja nga jeta e gjyshes së tij.
Klubi saudit ka konfirmuar lajmin, duke i shprehur ngushëllime 22-vjeçarit dhe familjes së tij për këtë humbje. Mitaj kërkoi lejen e drejtuesve menjëherë pas ndeshjes ndaj Al-Gharafa, kërkesë e cila u pranua nga trajneri Sergio Conceiçao.
Kjo mungesë vjen në një moment delikat për ekipin, pasi Al-Ittihad do të luajë pa mbrojtësin shqiptar në derbin e madh kundër Al-Hilal më 21 shkurt.
Mitaj po kalonte një formë mjaft të mirë në kampionatin saudit, duke u përshtatur me sukses edhe në pozicione të reja brenda fushës.









