• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mitsotakis: Me Shqipërinë duam marrëdhënie të mira. Çështja e pronave të minoritetit grek, kusht kryesor për integrimin në BE

09/09/2024
Shqipëri-Greqi, 1-0

Çështja e të drejtave pronave të minoritetit grek është kusht kryesor për integrimin Shqipërisë në BE. Kështu tha kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, teksa u pyet në panairin e 88-të Selanikut, në lidhje me marrëdhëniet me Shqipërinë.

Kreu i qeverisë greke tha se do të ketë marrëdhënie shumë të mira me Shqipërinë, ndërsa nënvizoi se bashkë dhe me ndihmën e Fredi Belerit, tashmë eurodeputet grek, do t’i ndihmojë në Parlamentin Europian për çështjen e pronave të minoritetit grek në Shqipëri.

Nga ana e tij Kyriakos Mitsotakis është përgjigjur: “Ne duam marrëdhëniet më të mira të mundshme me të gjithë fqinjët tanë , përfshi edhe Shqipërinë. Kaluam një periudhë të vështirë dhe nuk dua të flas me detaje për rastin e Fredi Belerit. Dua të shpreh kënaqësinë time për faktin që ai ishte me ne në Panairin Ndërkombëtare dhe që kjo aventurë krejtësisht e padrejtë dhe e panevojshme që ai kaloi, më në fund mbaroi.

Më lejoni të them edhe një herë se marrëdhëniet, duke parë imazhin e gjerë , pra marrëdhëniet midis Greqisë dhe Shqipërisë, që ne duam të jenë shumë të mira, kalojnë nga respektimi i të drejtave të pakicës kombëtare greke të Shqipërisë.

Çështja e të drejtave pronësore nuk ka dalë asnjëherë nga axhenda jonë. Ajo po rikthehet dhe ajo që ne do të bëjmë është të sigurojmë, me ndihmën edhe të Fredi Belerit në Parlamentin Europian, që të drejtat pronësore të bashkatdhetarëve tanë në Shqipëri të respektohen plotësisht.

Dhe do të thoja se ky është një kusht i domosdoshëm që Shqipëria të vazhdojë të ecë në rrugën e saj europiane”.

Sakaq pas një planifikimi dhe kërkese nga autoritetet lokale prej 19 vitesh më në fund ministria e Transportit dhe ajo e Infrastrukturës kanë aprovuar fillimin e punimeve të aksit rrugor Janinë-Kakavijë, kaq i rëndësishëm për lëvizjen e mijëra automjeteve çdo ditë drejt dy vendeve.

Mitsotakis prezantoi vizionin qeveritar deri në vitin 2027.

Related Posts

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës
Kryesore

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

21/12/2025
Radhë të gjata në Qafë Thanë
Kryesore

Radhë të gjata në Qafë Thanë

21/12/2025
Policia italiane plagos me armë të riun shqiptar, tentoi të ikë pasi përplasi edhe makinën e një karabinieri
Kryesore

Policia italiane plagos me armë të riun shqiptar, tentoi të ikë pasi përplasi edhe makinën e një karabinieri

21/12/2025
E rëndë në Itali/ Shoferi shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident, la pas dy fëmijë
Kryesore

E rëndë në Itali/ Shoferi shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident, la pas dy fëmijë

21/12/2025
U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës
Kryesore

U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës

21/12/2025
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Dy tërmete shkundin Greqinë brenda shtatë minutash

21/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

21/12/2025
Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al