Media italiane “Corriere“ shkruan se mjekët dhe infermierët shqiptarë kanë festuar mbylljen e misionit në Itali me muzikë dhe birra. Por kjo ka bërë që të marrin gjoba, të cilat shkojnë deri në 500 euro.
Shqiptarët u denoncuan për shkak të festës dhe zhurmave në një hotel në Breshia.
Krahas gjobave, dy prej tyre janë paditur për rezistencë ndaj policisë.
Për momentin, nuk ka ende një konfirmim zyrtar të këtij lajmi.
Shkuarja e mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në Itali bëri bujë.
Kjo, duke qenë se Italia ishte në kulmin e përballjes me koronavirusin dhe në ato moment ndihej e braktisur nga BE, duke qenë se nuk kishte marrë asnjë ndihmë.
Gjesti simbolik i Qeverisë së Shqipërisë, shërbeu si një masë sensibilizuese për botën, se edhe një vend i varfër mund të ndihmojë një komb të madh si Italia.