Dr. Li-Meng Yan, një virologe e njohur kineze, e cila dyshohet se u fsheh nga frika për sigurinë e saj, doli përsëri në publik për të konfirmuar se ajo kishte prova shkencore që COVID-19 ishte prodhuar në një laborator në Kinë.
Shkencëtarja, e cila thotë se bëri disa nga hulumtimet më të hershme mbi COVID-19 vitin e kaluar, komentoi mbi këtë gjatë një interviste për shfaqjen britanike “Loose Women”. E pyetur se nga lindi virusi vdekjeprurës që ka vrarë deri më tani më shumë se 900,000 njerëz në të gjithë botën, Dr. Yan – duke folur përmes videos nga një vend i fshehtë, u përgjigj:
“Vjen nga një laborator – një laborator në Ëuhan dhe laboratori kontrollohet nga qeveria kineze.”
Ajo këmbënguli se kishte raporte të përhapura se virusi filloi vitin e kaluar nga një treg në Wuhan, por që kjo është një “perde tymi”.
“Gjëja e parë është tregu i mishit në Wuhan… është një perde tymi por ky virus nuk është nga natyra”, pohoi Yan, duke shpjeguar se ajo “e mori inteligjencën e saj nga CDC në Kinë, nga mjekë vendas”.
Virologia më parë akuzoi Pekinin për gënjeshtra kur mësoi për virusin dhe për mbulimin e gjerë të punës së saj.
Yan shtoi: “Çdokush, edhe nëse nuk keni njohuri të biologjisë, mund ta lexojë atë, dhe ju mund ta kontrolloni, identifikoni dhe verifikoni vetë.”
“Kjo është një gjë kritike që ne të dimë origjinën e virusit,” tha Yan, duke nënvizuar: “Nëse jo, ne nuk mund ta kapërcejmë atë – do të jetë kërcënuese për jetën, për të gjithë.”
Ajo tha se po dilte publikisht, sepse, “unë e di se nëse nuk i them të vërtetës botës, do të pendohem,” shtoi ajo.
Yan gjithashtu pretendoi se para se të ikte nga Kina, informacioni i saj ishte fshirë nga bazat e të dhënave të qeverisë.