• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mjekja tregon kur mund të ikë koronavirusi nga vendi dhe pasojat që lë tek të rinjtë

13/03/2020
Mjekja tregon kur mund të ikë koronavirusi nga vendi dhe pasojat që lë tek të rinjtë

Maria Rita Gismondo, drejtore e laboratorit të mikrobiologjisë klinike në spitalin Sacco në Milano ka deklaruar se 60-70% e popullsisë së Italisë do të jetë shumë shpejt e infektuar nga Covid-19, por kjo gjë nuk e shqetëson aspak. Në një lidhje për emisionin “Italia është zgjuar” Gismondo tha se teksa shifrat rriten, kuptohet që ky virus është më pak vdekjeprurës seç dihej. Ajo shton gjithashtu se pjesa më e madhe e atyre që ndërrojnë jetë janë mesatarisht në moshën 81-83 vjeç, ndërsa ata që janë shëruar nga koronavirusi janë dyfish i personave që aktulisht janë të shtruar në spital.

“Të gjithë e dimë se ky virus po përhapet shumë më tepër në popullsi. 60-70% e popullsisë së shpejti do të jetë pozitive, por ne nuk kemi pse të shqetësohemi. Ndërsa numrat rriten, ne do të kuptojmë se ky virus është më pak vdekjeprurës sesa mendojmë tani. Ky virus, në shumicën e rasteve, është ose i heshtur ose na jep simptoma të ngjashme me gripin. Më të prekurit janë të moshuarit me 1 ose 4 patologji.

Mjekësia nuk është kurrë një shkencë e saktë, prandaj nuk do të thotë që nuk mund të ketë raste të disa të rinjve. Sidoqoftë, duhet të shohim kurbën, duhet të flasim për shumicën e rasteve. Duhet të shohim nëse ka sëmundje të tjera. Sot mosha mesatare e atyre që ndërrojnë jetë është 81-83 vjet, të shëruarit janë pothuajse dyfishi i personave që janë shtruar në spital në kujdesin intensiv.

Një rënie drastike e rasteve do të pritej brenda dy javësh, por “ne nuk mund të mendojmë që virusi do të zhduket në dy javë. Ai do të na shoqërojë për disa muaj më shumë. Nxehtësia do të jetë një aleat kundër koronavirusit. Në verë jemi më shumë jashtë dhe kjo na ndihmon të jemi më pak të ekspozuar ndaj viruseve,”– shprehet Maria Rita Gismondo, drejtore e laboratorit të mikrobiologjisë klinike në spitalin Sacco.

Ndërkohë bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 33 të prekur. Një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit dhe vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

Related Posts

Belinda Balluku sot në Gjirokastë, inagurohet “Traffic Town”
Kryesore

Del shkresa me firmën e Dumanit: Kuvendi të japë autorizim për arrestimin e Ballukut

16/12/2025
Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)
Lajme

Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)

16/12/2025
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, reagon Rama: Ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special

16/12/2025
Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, kërkesa mbërrin në Kuvend për autorizim

16/12/2025
Paralajmërimi/ Javën e ardhshme priten goditje të forta nga SPAK
Kryesore

Operacioni për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar: Hetime për grup të strukturuar kriminal

16/12/2025
Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek
Kryesore

Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek

16/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

‘Djalin mos ma prekni’/ Fifi: Kam marrë 200 mallkime për çunin tim brenda një jave

‘Djalin mos ma prekni’/ Fifi: Kam marrë 200 mallkime për çunin tim brenda një jave

16/12/2025
Paraqitje pozitive dhe gol, Muriqi në formacionin e javës në La Liga

Paraqitje pozitive dhe gol, Muriqi në formacionin e javës në La Liga

16/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al