• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mjekja: Vaksina nuk ndërhyn në ADN-në e njeriut, 1 në 10 persona efekte të lehta pas vaksinimit

13/01/2021
Mjekja: Vaksina nuk ndërhyn në ADN-në e njeriut, 1 në 10 persona efekte të lehta pas vaksinimit

Që prej dy ditësh Shqipëria ka nisur procesin e vaksinimit. Me dhjetëra mjekë, infermierë, epidemiologë janë vaksinuar me vaksinën e Pfizer-BionTech, e cila ka një mbrojte deri në 95%.

Deri tani sipas autoriteteve shëndetësore vaksinat e aplikuara nuk kanë sjellë efekte anësore, megjithatë shumë njerëz, përpara injektimit të saj në organizëm shprehin rezerva për simptomat që mund të përjetojnë nëse marrin dozat e kësaj vaksine.

Sipas studimeve të deritanishme është akoma shumë herët për të pasur një mendim përfundimtar mbi efektet anësore të vaksinës së parë të mARN, por të dhënat tregojnë se deri tani 1 në 100,000 njerëz ka pasur një shok alergjik ndaj vaksinës Pfizer, por përfitimet e vaksinimit janë shumë herë më të larta se rreziqet e mundshme.

Shifra është llogaritur nga Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC), e cila identifikoi 21 raste të shokut anafilaktik (një reaksion i rëndë alergjik), nga një total prej 1,893,360 injeksionesh të vaksinës të dhënë midis datës 14 dhe 23 dhjetor.

Mjekja mikrobiologe në Institutin e Shëndetit Publik, Blerta Brati ishte e ftuar në “Wake Up” ku shpjegoi me detaje se çfarë është kjo vaksinë dhe efektet e lehta anësore të saj.

“Njeriu duhet ta dijë që sapo lind vaksinohet. Kështu që çdo vaksinë kalon fazat e veta, kalon gjithë provat e nevojshme para se të vijë në shërbim të njerëzve.

Vaksina që është aktuale dhe njerëzit me të vërtetë kanë një lloj frike dhe stepje, pasi është hera e parë që përdoret në njerëz.

Pfizer dhe Moderna përdor ‘ARN mesager’, që nuk është gjë tjetër veçse një sekuencë kalimtare, një fotokopje e ADN së virusit, e cila do prodhojë gjithë informacionin gjenetik të mundshëm për prodhimin e proteinave në trupin e njeriut, që të ketë mundësi pastaj ta shndërrojë trupin e njeriut në një fabrikë prodhimi proteinash.

Por, pas disa ditësh ajo do shkatërrohet dhe gjithë procesi do të ndodhë në citoplazmën e qelizës dhe jo në bërthamën e qelizës ku është ADN-ja.

Efektet anësore janë efekte të lehta që prekin një në 10 persona. Dhimbje në vendin e injektimit, skuqje, dhimbje e përgjithshme, mund të kenë dhimbje koke, mund të ketë të dridhura.

Por nuk duhet të shqetësohemi, pasi tregon se kjo vaksinë po jep efekt. Pastaj, efektet më të rënda, ajo që është vënë re është se 1 në 100 mijë ka një shok alergjik”, theksoi mjekja.

Related Posts

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025
Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve
Kryesore

Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve

26/12/2025
Çfarë po ndodh me e-Albania?
Kryesore

Çfarë po ndodh me e-Albania?

26/12/2025
Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani
Kryesore

Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani

26/12/2025
Radhë në Kakavijë, thirrje palës greke: Shtoni sportelet!
Kryesore

Protesta e fermerëve, sërish bllokim aksi Kakavijë-Janinë

26/12/2025
4-vjeçarja bie nga ballkoni i banesës në Lezhë, transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ U godit me top në kraharor gjatë lojës së futbollit, humb jetën 42-vjeçari

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Familja zbulon betejën e gjatë pas pamjeve virale të ish-aktorit të Nickelodeon, Tylor Chase

Familja zbulon betejën e gjatë pas pamjeve virale të ish-aktorit të Nickelodeon, Tylor Chase

26/12/2025
“Artistët janë një m*t i madh”/ Albano Bogdo shpërthen ndaj kolegëve: Të gjithë gënjejnë dhe janë të blerë

“Artistët janë një m*t i madh”/ Albano Bogdo shpërthen ndaj kolegëve: Të gjithë gënjejnë dhe janë të blerë

26/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al