• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mjeku gjirokastrit që humbi jetën nga Covid, një rrugë me emrin e Drini Dobit në Tiranë

02/04/2022
Mjeku gjirokastrit që humbi jetën nga Covid, një rrugë me emrin e Drini Dobit në Tiranë

Një nga rrugët e Njësisë 11 në Tiranë do të mbajë emrin e mjekut neurolog Drini Dobi, i cili ndërroi jetë dy vite më parë, si pasojë e COVID-19.

Në pritjen e organizuar me këtë rast për familjarët dhe miqtë e mjekut, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh i lumtur që një tjetër rrugë në kryeqytet merr emrin e një njeriu që ka bërë mirë dhe ka ndihmuar mijëra pacientë.

“Secili prej nesh duhet ta jetojë çdo ditë sikur të ishte e fundit, të bëjë mirë, të ndihmojë njerëz, të çojë përpara njerëzimin. Jo të gjithë kemi aftësitë e doctor Drinit apo mikut të tij, doktor Petrelës, për të shëruar njerëz, por secili prej nesh mund të shërojë një shpirt apo një frymë, duke jetuar me dinjitet”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku theksoi se sot në Tiranë rrugët mbajnë emra dinjitozë njerëzish që kanë lënë gjurmë në historinë e vendit.

“Për ne është një privilegj i veçantë, kurse kjo është një kujtim për familjen tuaj. Dua që këtë emërtim ta konsiderojmë jo vetëm si respekt, por edhe një kujtesë për doktor Drinin, për gjithë pasurinë e kontributin që ai la në qytetin tonë”, pohoi Veliaj.

Mjeku Mentor Petrela, mik i afërt i doktor Dobit tha: “Zoti kryetar dhe Këshilli Bashkiak kanë marrë një vendim shumë të rëndësishëm, se ky është një memorial, jo vetëm i Drinit, por i gjithë profesionistëve të shëndetësisë që humbën jetën në këtë betejë. Është shenja e qytetit që nderon të gjithë komunitetin e mjekëve dhe profesionistëve të mjekësisë, që u përballën me këtë betejë”.

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

28/12/2025
Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al