Kirurgu i njohur gjirokastrit, tashmë në pension, Sedat Shameti, ka hapur së fundi ekspozitën e tij me piktura. Në hollin e teatrit “Zihni Sako” janë vendosur rreth 50 punime të tij në akrilik akuarel dhe vaj të zhanreve të ndryshme.
Pikturat janë kryesisht peisazhe nga qarku e qyteti i Gjirokastrës, si dhe kompozime personale të autorit. Piktura është një pasion i vjetër i mjekut Sedat Shameti.
Ekspozita “Gjirokastra qyteti im i gurtë, impresione në penel” do të qëndrojë e hapur për publikun deri më datën 10 dhjetor. Të interesuarit mund ta vizitojnë nga ora 09 në 14 paradite dhe 16 në 19 pasdite. ©Argjiroja.net










