• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mjeku nga Gjirokastra në luftë me Covid, gazetarja publikon llogarinë bankare: Ti garantojmë jetën këtij aseti kombëtar

06/12/2020
Mjeku nga Gjirokastra në luftë me Covid, gazetarja publikon llogarinë bankare: Ti garantojmë jetën këtij aseti kombëtar

Në gjendje të rënduar shëndetësore, mjeku i njohur neurolog Drini Dobi u vendos të dërgohej për kurim më të specializuar jashtë vendit ku vijon luftën për jetën.

Pas një përpjekjeje të jashtëzakonshme nga kolegë e miq u arrit të mblidhet një shumë që garantoi transportin dhe qëndrimin disa ditor në spital, por për një kurim të plotë nevojiten të tjera të ardhura monetare.

Për këtë arsye dhe për të nxitur këdo që dëshiron të kontribuojë në shpëtimin e jetës të një mjeku dhe një aseti për vendin, gazetarja Sonila Meço ka publikuar në Facebook-un e saj llogarinë bankare në emër të bashkëshortes së mjekut Dobi.

“Falënderim zemre për këdo, që edhe në pamundësi financiare, një lutje ia dedikon Dr. Dobit!“, shkruan ndër të tjera Meço në postimin e saj.

Postimi i plotë i Sonila Meços:

Të dashur miq, të njohur e të panjohur, që u ndodh të lexoni këtë status e që ndoshta jeta u ka çuar të paktën një herë të merrni këshilla e mjekim nga mjeku i njohur neurolog, Doktor i Shkencave Mjekësore Drini Dobi ju kërkoj pak vëmendje:

Dr. Dobi është nisur për një kurim të specializuar jashtë vendit, pas ndërlikimeve serioze të gjendjes së tij nga covid-19. Pas një përpjekjeje të jashtëzakonshme nga kolegë e miq u arrit të mblidhet një shumë që garantoi transportin dhe qëndrimin disa ditor në spital. Ende në kushte të vështira shëndetësore, por me shpresën e inkurajuar edhe nga mjekët italianë, Dr. Drini mund t’ja dalë. Por duhen javë trajtimi e qëndrimi në spital për të gëzuar plotësisht atë ditë.

Ndaj një grup kolegësh, nga spitalet, klinikat dhe Urdhëri i Mjekut të Tiranës, miq e të njohur, dashamirës e njerëz zemërbardhë janë bërë bashkë për të siguruar mbulimin financiar të këtij trajtimi të domosdoshëm për t’i garantuar jetën mjekut të rrallë, një aseti kombëtar për nga shërbimi ndaj shëndetit publik, Dr. Drini Dobit.

Ngjan paradoksal ky postim në kushtet e një ndihme që duhej të qe e garantuar për jetët, që shpëtojnë jetë, por këto janë kushtet, të imponuara në një mënyrë a tjetër në një vend krizash të njëpasnjëshme.

Këto janë të dhënat e numrit të llogarisë, vënë në dispozicion për të risjellë mes nesh, në sallat e neurologjisë duke kontribuuar sërish për ne mjekun e të gjithëve, Drinin tonë të shtrenjtë. Falënderim zemre për këdo, që edhe në pamundësi financiare, një lutje ia dedikon Dr. Dobit!

 

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Prej 7 vitesh pa asnjë kontakt, Mali refuzon të takojë të atin

Prej 7 vitesh pa asnjë kontakt, Mali refuzon të takojë të atin

28/12/2025
Legjionarët/ Tjetër paraqitje pozitive e Brojës, humbasin Lecce e Torino në Serinë A

Legjionarët/ Tjetër paraqitje pozitive e Brojës, humbasin Lecce e Torino në Serinë A

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al