• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mjeku që ka 5 vite pa u larë: Lëkura ka nevojë për mikrobe

21/12/2020
Mjeku që ka 5 vite pa u larë: Lëkura ka nevojë për mikrobe

Higjiena personale është një aspekt shumë i rëndësishëm në përditshmërinë tonë, por një mjek anglez pretendon se dushi nuk është i mirë për njeriun. James Hamblin, profesor në shkollën e Shëndetit Publik në Yale, është shprehur për BBC:

“Njoh shumë njerëz që lahen pak. Doja ta provoja edhe vetë, për të parë se çfarë ndikimi do të kishte. Me kohën, trupi mësohet që të mos vijë erë të keqe. Edhe lëkura nuk bëhet më e yndyrshme. Shumë njerëz përdorin shampo për flokë të yndyrshëm dhe pastaj vendosin produkte të ndryshme për flokët që përmbajnë yndyrë sintetike.

Nëse nuk do ta bëjnë më këtë gjë, do të shohin rezultate të mira te flokët. Por, kjo kërkon kohë, nuk ndodh brenda ditës. Kam pasur momente kur doja shumë një dush, ma donte trupi, por kjo dëshirë më kaloi me kohën. Sa më pak sapun, shampo dhe produkte të tjera të përdorja, aq më pak kisha nevojë për to”.

Sa i përket aromës që mund të lëshojë një trup që nuk lahet, 37-vjeçari tha:

“Kur lahesh shpesh, ti shkatërron ekosistemin trupor. Gjithçka çekuilibrohet dhe të fituar dalin mikrobet që prodhojnë erë të keqe.

Kur nuk lahesh më, ekosistemi trupor fiton qëndrueshmëri dhe ti nuk vjen më erë të keqe. Sigurisht, nuk vjen erë trëndafili, por vjen era njeri. Gruas sime i pëlqen aroma ime. Problemi është që shoqëria jonë pretendon që njeriu të vijë erë parfumi ose kolonje, përndryshe pretendon se vjen erë të keqe. Era e njeriut perceptohet si negative”.

Ai thekson se lahet rrallë dhe vetëm me ujë:

“Lahem shpejt, vetëm me ujë, kur jam dukshëm pis. Dushi është koncept shumë modern, pasi njerëzit nuk kanë pasur ujë të rrjedhshëm deri para 100 vitesh. Laheshin vetëm mbretërit, ndërsa populli i thjeshtë lahej vetëm në lumë ose liqen. Nuk e shikonin dushin si domosdoshmëri të përditshme. Dushi është preferencë, jo diçka e dobishme. Mikrobet që kemi në lëkurë janë të rëndësishme po aq sa janë për sistemin tretës edhe mikrobet që kemi në zorrë”.

Related Posts

Tre breza në skenë, Ilir Shaqiri këndon bashkë me djalin e nipin para turmës së protestuesve në Prishtinë
Pikante

Tre breza në skenë, Ilir Shaqiri këndon bashkë me djalin e nipin para turmës së protestuesve në Prishtinë

17/02/2026
Si ta kthesh 14 shkurtin në festë kur je beqar
Lifestyle

Si ta kthesh 14 shkurtin në festë kur je beqar

10/02/2026
A është gjithçka që hamë e lidhur me kancerin?
Lifestyle

A është gjithçka që hamë e lidhur me kancerin?

07/02/2026
Kodi i ri Penal/ Burg nëse organizoni udhëtime për qëllime seksuale
Pikante

Kodi i ri Penal/ Burg nëse organizoni udhëtime për qëllime seksuale

30/01/2026
Shqiptarët më inteligjentët në Ballkan, renditemi të 19-ët në botë
Pikante

Shqiptarët më inteligjentët në Ballkan, renditemi të 19-ët në botë

18/01/2026
Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë
Argjiro +

Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë

01/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Botërori 2027 për vajza/ Ndeshjet ndaj Malit të Zi & Çekisë, trajneri Grima publikon listën e lojtareve

Botërori 2027 për vajza/ Ndeshjet ndaj Malit të Zi & Çekisë, trajneri Grima publikon listën e lojtareve

22/02/2026
Teuta përballë Dinamos, Dobi: Bëjmë lojën tonë dhe ia dalim

Suksesi ndaj Tiranës, trajneri i Teutës: E merituam, lojtarët zbatuan detyrat

22/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al