• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mjeku shqiptar jep lajmin e mirë: Më 24 gusht do provohet për herë të parë në Itali vaksina anti- COVID te 3 pacientë

11/08/2020
Mjeku shqiptar jep lajmin e mirë: Më 24 gusht do provohet për herë të parë në Itali vaksina anti- COVID te 3 pacientë

Më 24 gusht Italia do të aplikojë për herë vaksinën anti- COVID te 3 pacientë të prekur.

Kështu është shprehur mjeku shqiptar në Itali, Albert Troci. Ai ka theksuar se duhet pasur shumë kujdes, pasi nëse kjo vaksinë do të ketë 2-3% efekte anësore do të jetë më shumë e dëmshme se efikase.

“Vaksina italiane do të fillojë provën e parë te pacientët më 24 gusht, në 3 pacientët e parë dhe do të shikojmë si do të jetë, por duhet të kemi shumë kujdes se duhet që vaksina të jetë tepër e sigurt dhe shumë efikase. Sigurua është hapi kryesor, nëse do të ketë 2-3% efekte anësore do të kishte më shumë dëme se sa pozitive.

E po të kemi 3% efekte anësore në popullsi për rreth 7 milion banorë do të kemi në tragjedi. Kështu efikasiteti dhe siguria janë pikat kryesore para shpërndarjes së vaksinës në masë”, tha Troci për Report Tv.

Duke u ndalur te terapia me plazmën e pacientëve që kanë kaluar koronavirusin, Troci tha se ajo nuk shëron 100%, por që bëhet më së shumti për ata të prekur që janë në fazën kritike.

“Në Itali që në fillim janë bërë protokollet eksperimentale me plazmën konvaleshente të pacientëve që kanë kaluar koronavirusin. Kjo terapi u duk si diçka që mund të shëronte 100% pacientët, është e lirë nga ana monetare, por nuk është e sigurt.

Është një terapi që bëhet për pacientët që janë në faza kritike. I shërojnë 60-70%. Por ka edhe nga ato pacientë që pavarësisht janë trajtuar nuk kanë arritur të fitojnë betejën. Futja e këtyre antitrupave tek pacienti në mënyrë artificiale është shumë vonë dhe dëmi që ka shkaktuar virusi në ato momente nuk është i mundur të riparohet”, u shpreh Troci.

Në shtetin fqinj, ditëve të fundit janë shtuar rastet e reja përgjatë 24 orëve. Ai ka listuar dy arsye kryesore. Së pari, ka një rritje të të rinjve të infektuar, që sipas Trocit, vjen si pasojë e neglizhencës së tyre dhe së dyti rastet e imprtuara nga jashtë.

“Qytetarët janë ushtarët kryesorë që ndihmojnë shumë në kufizimin e virusit. Rastet e reja që po shikojmë në Itali janë shumë moshë e re. Vihet re që të infektuarit janë edhe turistë që kthehen nga jashtë. E importojne virusin nga jashtë”, përfundoi Troci.

Related Posts

Saranda: 10 foto që do ju bëjnë të vizitoni qytetin tani!
Kryesore

Lejuan ndërtimet në zonën e mbrojtur të Butrintit, 5 zyrtarë të Bashkisë Sarandë merren të pandehur (Emrat)

27/12/2025
Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit
Kryesore

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit

27/12/2025
E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës

27/12/2025
Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Mungoi dy javë, ish banorja e ‘BBVK’ zbulon ndërhyrjen që bëri

Mungoi dy javë, ish banorja e ‘BBVK’ zbulon ndërhyrjen që bëri

27/12/2025
Orinda Huta flet hapur për festivalet në Shqipëri: Harxhon shumë dhe merr energji të keqe

Orinda Huta flet hapur për festivalet në Shqipëri: Harxhon shumë dhe merr energji të keqe

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al