Mjeku shqiptar në SHBA, Mario Ademaj ka deklaruar se koronavirusi nuk transmetohet nga një grua shtatzënë tek bebja e saj.
“Koronavirusi mund të shpërndahet në çdo klimë. Për fat të mirë deri më tani, ne komuniteti i mjekësisë mendojmë që nuk transmetohet koronavirusi nga një grua shtatzënë tek bebja e saj. Deri tani kemi pasur 6 raste, gra shtatzëna me koronavirus dhe analizat për bebet e tyre na kanë dalë negative. “, u shpreh ai.
Mjeku dha dhënë dhe një sërë informacionesh të tjera, pasi është pyetur nga qytetarë të shumtë
Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 51 të prekur. Shkon në 7 numri i mjekëve dhe infermierëve të infektuar, nga Spitali i Durrësit dhe spitali “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. Rama iu bëri thirrje spitaleve private për t’ju bashkuar shërbimit shëndetësor publik. Ai paralajmëroi se do të gjobiten me 5 mln lekë spitalet që mund të refuzojnë këtë thirrje dhe bizneset që rritin çmimet. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.









