• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Monika Kryemadhi: Ekonomia është marrë peng nga Rama. LSI do ta kthejë Shqipërinë në “shtëpinë e investimeve”

31/01/2021
Monika Kryemadhi: Ekonomia është marrë peng nga Rama. LSI do ta kthejë Shqipërinë në “shtëpinë e investimeve”

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një takim nga Durrësi deklaroi se me ardhjen e partisë së saj në pushtet Shqipëria do të kthehet në ‘shtëpinë e investimeve’.

Gjatë fjalës së saj teksa u prezantua programi i LSI për qytetin bregdetar, Kryemadhi tha se investitorët e huaj janë përzënë nga Shqipëria, ndërsa shtoi se përgjatë këtyre viteve të qeverisjes nga Rama nuk ka pasur investime të reja.

Ajo theksoi se porti i Durrësit do të jetë një stacion lider në rajon. Ndër të tjera Kryemadhi tha se ekonomia shqiptare është ‘marrë peng’ nga kjo qeveri.

“Ndjekja juaj e këtij projekti, duke parë me të mirat dhe të këqijat, kemi një produkt që është i prekshëm. Tashmë këtu në Durrës puna është gati. S’mund të themi se këtu nuk ka njerëz, por projekti është gati. Është me rëndësi që mos të krijojmë hapësira që elitën e Durrësit, mos ta largojmë.

Në mënyrë të tillë që të nxisim zhvillimin. Ky projekt për zonat e lira e kthen Durrësin në një qytet lider në rajon. Durrësi me një port të tillë, e bën atë lider në rajon. Ky projekt jo vetëm që do të krijojë mundësi për të paguar, ne kemi mundësi që të kthejmë Shqipërinë në shtëpinë e investimeve, jo vetëm të huaj, por dhe vendase.

Ekonomia është tregu i lirë dhe një ekonomi e çliruar nga monopolet do të ishte një avantazh për të krijuar investime dhe punësim të mire paguar. A është e vërtet që në Shqipëri s’ka investime të huaja madhore? Përveç TAP dhe disa investimeve të tjera, investimet e tjera janë zero.

Kjo është e vërtetë, mjafton që të shohim se çfarë ka ndodhur me rastet e investitorëve të huaj. 25 prilli do t’i japë fund kësaj lloj sjellje me investitorët. Duke krijuar një hapësirë me zonat e lira, do krijojmë këtë proces, për të mos përplasur investitorët me pronarët fiktivë apo ata të ligjshëm. Janë me mijëra vende pune që nuk janë hapur.

Të gjithë e mbajnë mend premtimin për 300 mijë vende të lira punë, që s’u mbajtën, por janë 600 mijë shqiptarë të larguar. Ne përmes 5 pikave kemi marrë angazhimin tonë, që Shqipëria të jetë jo vetëm shtëpia e investimeve, por të japë hapësira. Siç është marrë peng ekonomia e Durrësit, është marrë dhe ekonomia e të gjithë shqiptarëve.”, tha Kryemadhi.

Related Posts

Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025
Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve
Kryesore

Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve

26/12/2025
Çfarë po ndodh me e-Albania?
Kryesore

Çfarë po ndodh me e-Albania?

26/12/2025
Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani
Kryesore

Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dhuna ndaj Shpat Kasapit, reagon edhe ish-bashkëshortja e tij

Një muaj pa Shpat Kasapin: Selvija kujton bashkëshortin me një dedikim prekës

26/12/2025

Kjo banore lë sonte shtëpinë e “BBVK”!

26/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al