• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Monika Kryemadhi: Pa LSI-në Qylaxhiu Brava s’do ekzistonte, ja si më gënjeu ky qen që se voton as gruaja

02/02/2022
Monika Kryemadhi: Pa LSI-në Qylaxhiu Brava s’do ekzistonte, ja si më gënjeu ky qen që se voton as gruaja

Lëvizja Socialiste për Integrim ka kaluar në sulm frontal kundër PD-së. Deri në 25 prill, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi ishin aleatë, por pas zgjedhjeve gjithçka ndryshoi.

Ditët e fundit lideri i PD-së bashkimin e grupit të Berishës me LSI-në e ka cilësuar “koalicion non grata”. Por partia e Kryemadhit ka reaguar ashpër. Sot në një postim thekson se pa LSI-në, Lulzim Basha nuk do të ekzistonte.

“Qylaxhiu Brava, që as nuk do të ekzistonte pa LSI.

Brava s’do të ishte bërë kurrë Ministër në vitin 2005 nëse LSI nuk do t’i hiqte 18 mandate Fatos Nanos.

Brava s’do të bëhej kurrë Ministër i Brendshëm në vitin 2009 pa votat e deputetëve të LSI në parlament .

Brava s’do ta kishte parë kurrë as në ëndërr derën e Bashkisë së Tiranës pa 23 mijë votat e LSI dhe pa 1500 votat e Hysni Milloshit, që u regjistrua në zgjedhje nga këshilltarja bashkiake e LSI.

Brava s’do të ishte bërë kurrë as në ëndërr kryetar i PD nëqoftëse nuk do të ishte kryetar bashkie.

Bravën do ta kishin përzënë si qen dhe PD do të shkatërrohej, do copëtohej në momentin e Reformës në Drejtësi nëqoftëse s’do të ishte Ilir Meta kryetar i LSI dhe i Parlamentit që e shpëtoi duke e futur Bravën në proces dhe duke iu imponuar edhe ndërkombëtarëve për ta pranuar.

Brava do të ishte asgjësuar politikisht me kohë po të mos kishte qënë Ilir Meta kryetar i LSI, që nuk pranoi kurrë zgjedhje pa PD.

LSI duke i besuar Bravës së telekomanduar nga Rama dogji mandatet dhe nuk mori pjesë as në zgjedhjet lokale.

Por çdo gjë mund të pritet nga ky mashtrues i shitur të cilin nuk e voton as gruaja e tij që ka 18 vjet që nuk ka shtetësi shqiptare.

Brava, qyli mbaroi e bashkë me të erdhi edhe fundi yt se ti pa qyl nuk jeton dot asnjë minutë.

Kaq për sot” shkruan LSI.

Related Posts

Belinda Balluku sot në Gjirokastë, inagurohet “Traffic Town”
Kryesore

Del shkresa me firmën e Dumanit: Kuvendi të japë autorizim për arrestimin e Ballukut

16/12/2025
Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)
Lajme

Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)

16/12/2025
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, reagon Rama: Ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special

16/12/2025
Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, kërkesa mbërrin në Kuvend për autorizim

16/12/2025
Paralajmërimi/ Javën e ardhshme priten goditje të forta nga SPAK
Kryesore

Operacioni për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar: Hetime për grup të strukturuar kriminal

16/12/2025
Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek
Kryesore

Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek

16/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ PSG fiton Kupën Interkontinentale, mund mes drithërimash Flamengon

VIDEO/ PSG fiton Kupën Interkontinentale, mund mes drithërimash Flamengon

17/12/2025
Çfarë ndodhi? Fjolla Morina shpërthen në lot!

Çfarë ndodhi? Fjolla Morina shpërthen në lot!

17/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al