• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Morën ryshfet dhe dhanë leje ndërtimi, burg për 4 zyrtarët e bashkisë në Dimal

01/11/2023
Morën ryshfet dhe dhanë leje ndërtimi, burg për 4 zyrtarët e bashkisë në Dimal

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë shpalli të martën më 31 tetor dënimet ndaj katër zyrtarëve të Bashkisë Dimal, të akuzuar për shërdorim detyre dhe korrupsion, si dhe ndaj menaxherit të një subjekti privat dhe një inxhinieri, pasi u akuzuan për përfshirje në veprime të kundërligjshme në dhënien e lejeve të ndërtimit kundrejt ryshfetit tre vjet më parë.

Pasi u njoh me konkluzionet përfundimtare të të pandehurës Valentina Jançe, e cila kërkoi pafajësi ose dënim alternativ, trupi gjykues i kryesuar nga Flora Hajredinaj vendosi të deklarojë fajtorë të gjashtë të pandehurit, të cilët kanë pranuar gjykimin e shkurtuar duke përfituar uljen e një të tretës së dënimit.

Përgjegjësi i shërbimeve në Bashkinë Dimal, Arben Guraj u gjet fajtor për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim; “Korrupsioni pasiv…, e aktiv”, si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. Ai u dënua në total me 4 vjet burg, që në aplikim të gjykimit të shkutuar u reduktua në 2 vjet e 8 muaj burgim.

I pandehuri Altin Pali, me detyrë drejtor i Zyrës së Urbanistikës në këtë bashki, akuzuar për “Shpërdorim i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv…”, u dënua me 3 vjet heqje lirie dhe në aplikim të gjykimit të shkurtuar me 2 vjet burgim. Për të njëjtat vepra penale u dënua përfundimisht me 1 vit e 4 muaj e pandehura Valentina Jançe, përgjegjëse sektori e urbanistikës pranë Bashkisë Dimal. Agim Çunaj, me detyrë përgjgjës i IKMT pranë kësaj bashkie, u dënua për shpërdorim detyre me 1 vit e 6 muaj. Zyrtarëve të akuzuar, i’u hoq e drejta e mbajtjes së funksioneve publike për 5 vjet.

Menaxheri i subjektit privat, Vait Koshi, i cili akuzohet për “korrupsion aktiv…” u dënua me 1 vit burg, ndërsa inxhinieri Arjan Demiri me 8 muaj burg. Ndaj këtyre dy të pandehurve u vendos shuarja e masës së sigurisë, pasi rezulton që të kenë kenë tejkaluar masaën e dënimit të dhënë nga gjykata.

Gjykata konfiskoi një shumë prej 50 mijë lekësh që konsiderohet e provuar se është vlera që është dhënë në formë ryshfeti.

Hetimet ndaj zyrtarëve të Bashkisë Dimal nisën më 25 nëntor të vitit 2020, pasi një qytetar denoncoi shkatërrimin e pronës së tij i nga ana e njësisë vendore për ndërtimin e një lulishteje. Por nga hetimi rezultoi se bashkia kishte dhënë një leje për të ndërtuar në këtë pronë. Shkatërrimi i pronës së denoncuesit rezultoi si favorizim dhe jo me qëllim zgjerimin e hapësirave publike, siç kishte pretenduar Bashkia Dimal, zyrtarët e së cilës, të cilët dhe u morën të pandehur, u akuzuan se jepnin leje ndërtimi kundrejt ryshfetit./BIRN

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

24/12/2025
Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al