Një aventurë që fatmirësisht ka përfunduar mirë dhe pa probleme për dy turiste gjermane në Sarandë. Ata kishin humbur kontaktet me të afërmit e tyre që nga mesdita e sotme. Mësohet se vajzat kishin marrë me qira një varkë në një prej plazheve të Ksamilit, por nuk janë kthyer për orë të tëra.
Pronari i pikës ku jepeshin varka me qira ka njoftuar për humbjen e dy turisteve dhe më pas policia ka nisur kërkimet.
Pas disa orësh vajzat janë gjetur në afërsi të ujërave greke në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë kthyer në Sarandë.
Në operacion për kthimin e tyre në tokë kanë marrë pjesë forcat e policisë kufitare të Sarandës dhe ato greke.









