Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka shkarkuar sot sekretaren e degës së PD në Sarandë, Matilda Qurku. Shkarkimi i saj është bëri pasi doli hapur në mbështetje të ‘Foltores’ së ish-kryeministrit Sali Berisha.
Pozicionimi i saj pro liderit historik të PD nuk i ka pëlqyer Lulzim Bashës dhe Gazment Bardhit të cilët menjëherë kanë nisur hakmarrjen.
Këtë të shtunë, kryetari i degës së PD në Sarandë Vesel Koçiu njoftoi thirrjen e Kryesisë së degës me rend dite diskutime për organizimin e Kuvendit Kombëtar të 18 dhjetor.
Por nga 35 anëtarë, në mbledhje kanë marrë pjesë vetëm 13 prej tyre.
Pjesa tjetër ka bojkotuar takimin pasi kanë dhënë firmat dhe kanë plotësuar formularët për Kuvendin e datës 11 dhjetor, duke dështuar edhe mbledhjen e Kryesisë.
Urdhrin e Bardhit për shkarkimin e Matilda Qurkut, Koçiu e ka komunikuar në mbledhjen gjysmake të Kryesisë, në prani të vetëm 13 anëtarëve. Mbledhje kjo e cila është e paligjshme për shkak të mungesës së kuorumit.