• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Mosbindje leshi. Ju s’keni takat të mblidhni njerëz” – Ylli Rakipi sherr me Flamur Nokën: Mua më gënjen ti?

29/12/2023
“Mosbindje leshi. Ju s’keni takat të mblidhni njerëz” – Ylli Rakipi sherr me Flamur Nokën: Mua më gënjen ti?

Flamur Noka ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ka debatuar lidhur me aksionin e opozitës, ndërkohë që lideri i saj po shkon drejt arrestit të shtëpisë dhe izolimit total.

Noka tha se Berisha do të vijojë të drejtojë partinë edhe i izoluar, ndërkohë që debatoi me gazetarët në studio.

Ylli Rakipi: Ore Flamur ja e morën doktorin e kyçën atje, çfarë do të bëni Flamur? Se këta të marrin. Ti i thua SKAP-i, STRAP-i, ju çfarë do të bëni, zotëri?

Flamur Noka: Do të vijojmë betejën, do të jemi në kontakt me Berishën, ai do të drejtojë këtë forcë.

Klodiana Lala: Nëse gjykata pranon që Berisha të mos komunikojë, si do ta drejtojë ai PD-në?

Flamur Noka: E supozojmë që Berisha është zhytur te çështja Partizani, ç’lidhje ka kjo me opozitën? A është sulm politik ky?

Klodiana Lala: Gjykata do të thotë që Berisha nuk do të flasë më, perveçse me Liri Berishën. SPAK ka kërkuar vetëm me personat që bashkëjeton, si do të komunikojë Berisha me ju përshembull?

Flamur Noka: Berisha është dhe do të jetë kryetar i PD. Unë jam deputet i Republikës së Shqipërisë dhe mua nuk më ndalon askush të hyj as në burg dhe jo më në shtëpinë e kryetarit të partisë.

Ylli Rakipi: Nuk qenke i përgatitur për këtë, nuk ju paska ulur Doktori dhe t’ju thotë ç’do të bëni.

Flamur Noka: Unë do ta takoj çdo ditë.

Ylli Rakipi: Ka patur disa grumbullime, që ju i quani protesta. Pak njerëz dalin, mos ju kanë firuar njerëzit, Flamur?

Flamur Noka: Nuk i quajmë protesta, por kemi thënë do të fillojmë mosbindje civile dhe ka nisur në Parlament.

Ylli Rakipi: Mosbindje leshi quhet ajo…

Flamur Noka: Ti mund ta quash kur bëhet me kallash, por mos u ngut.

Ylli Rakipi: Nuk bën partia politike mosbindje civile.

Flamur Noka: Ne kundërshtojmë, luftojmë, paralizojmë institucionit.

Ylli Rakipi: Çfarë i bëre ti institucionit? Ju nuk ju pyet njeri fare, voton ai çdo gjë. Ti nuk ke takat të mbledhësh njerëz ore. Tani që nuk ke, ndez tre flakadanë dhe na tregon mosbindje civile. Mua më gënjen ti?

Flamur Noka: Jemi në një fazë tjetër.

Related Posts

Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë
Kryesore

Bëri ndërtim pa leje në Këlcyrë, nën hetim një person

23/12/2025
Arrestohet N/Komisari në Elbasan. Jepte para me fajde dhe i merrte mbrapsht me dhunë!
Kryesore

Gjirokastër, ndalohet gruaja nga Mashkullora, policia gjen mallra kontrabandë në lokalin e saj

23/12/2025
“Hap derën! Dele jemi ne?!”, tension në Këshillin Bashkiak të Vlorës, shoferët e autobusit tentojnë të futen brenda
Kryesore

“Hap derën! Dele jemi ne?!”, tension në Këshillin Bashkiak të Vlorës, shoferët e autobusit tentojnë të futen brenda

23/12/2025
Sherr në Gjirokastër, dy persona përfundojnë në Prokurori
Kryesore

Lojëra fati të paligjshme, nën hetim i riu nga Gjirokastra

23/12/2025
Fushëbardhë, djali dhunon nënën e tij, arrestohet nga policia
Kryesore

Fushëbardhë, djali dhunon nënën e tij, arrestohet nga policia

23/12/2025
Gjirokastër, sherr mes punëtorëve te ‘NSHN-ja’
Kryesore

Aksident në Gjirokastër, shoferi humbet kontrollin dhe përplaset me shtyllën

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë

Bëri ndërtim pa leje në Këlcyrë, nën hetim një person

23/12/2025
Arrestohet N/Komisari në Elbasan. Jepte para me fajde dhe i merrte mbrapsht me dhunë!

Gjirokastër, ndalohet gruaja nga Mashkullora, policia gjen mallra kontrabandë në lokalin e saj

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al