Ditën e enjte dhe të premten do ketë reshje me rritje të lehtë temperaturash. Fundjava do karakterizohet nga moti i kthjellët dhe temperatura të ulëta. Kushtet atmosferike pritet të ndryshojnë nga dita e nesërme teksa do të rikthehen reshjet e shiut. Shirat do të nisin në orën 10:00 dhe do të vazhdojnë përgjatë ditës. Moti i kthjellët do rikthehet të martën, ndërsa të mërkurën pritet që temperaturët minimale të arrijnë -5 gradë celcius për shkak të qarkullimit të rrymave polare në Mesdhe dhe Ballkan. Dita e enjte dhe e premte karakterizohet nga reshjet e shiut si dhe pritet që temperaturat të pësojnë rritje të lehtë. Fundjava parashikohet të jetë me diell dhe temperatura të ulëta.









