Për shkak të uljes së ndjeshme të temperaturave në ditët në vijim, të paralajmëruara nga IGJEUM, Ministria e Arsimit ka marrë një vendim në lidhje me mbarëvajtjen e mësimit.
Në javën e ardhshme mësimi do të zhvillohet online për institucionet shkollore që i përkasin arsimit parauniversitar.
“Sipas parashikimeve të IGJEUM, në vendin tonë pritet një rënie shumë e theksuar e temperaturave dhe reshje të dendura dëbore në pjesën më të madhe të territorit.
Për këtë arsye, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë vendosi të kalojë të gjitha institucionet tona të arsimit parauniversitar në skenarin e tretë të mësimit online për javën e ardhshme, nga data 15 deri në 19 shkurt 2021.
Në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar, si dhe të gjitha zyrat arsimore dhe drejtoritë rajonale në vend, po punojmë intensivisht për të marrë të gjitha masat e nevojshme që të garantojmë mbarëvajtjen e këtij procesi”, njofton Ministria e Arsimit.