Tashmë gradualisht kushtet e qëndrueshme atmosferike po ndikojnë në vendin tonë ndërsa dita sot ka nisur kryesisht me kthjellime dhe vranësira mesatare lokalisht të dendura në relievet malore, njoftoi SHMU. Gradualisht deri në fund të kësaj dite pritet mot i kthjellët ndërsa vranësirat do të mbeten prezente përgjatë relieveve malore.
Për ditën e nesërme pritet një përmirësim i mëtejshëm i kushteve atmosferike. Moti do të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësira e pakta kalimtare në orët e mesditës deri ato të pasdites.
Temperaturat e mëngjesit parashikohen në vlerat nga 1ºC në zonat malore deri në 5ºC në ato të ulta dhe ato bregdetare. Ndërkohë në vlerat e mesditës parashikohet rritje me nga 15ºC në relievet malore deri në 21ºC në ato të ulta dhe ato bregdetare.








