• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

MotoGP/ Mir shkëlqen në ditën 2, rrëzohet Aleks Markez! Aksidente dhe shi, spikat edhe Banjaja

05/02/2026
MotoGP/ Mir shkëlqen në ditën 2, rrëzohet Aleks Markez! Aksidente dhe shi, spikat edhe Banjaja

Cirkuiti i Sepangut në Malajzi përjetoi dje ditën e dytë të testeve zyrtare të parasezonit 2026 të MotoGP-së. Lajmi kryesor ishte vendimi i Yamahës për të ndalur pilotët, për të mbledhur materialet dhe për të mos vazhduar më testimet, për arsye sigurie, në mënyrë që të hetojë motorin.

Temperaturat ishin pak më të ulëta se në ditën e parë, kur Mark Markez dominoi me xhiron e tij më të shpejtë. Për këtë arsye, disa pilotë zgjodhën të provonin xhiro të shpejta që në fillim të sesionit. Më i miri ishte Joan Mir, i cili realizoi një kohë shumë të fortë (1:56.874), duke përmirësuar me dy të dhjetat rezultatin e Mark Markezit dhe duke mbetur vetëm gjysmë sekonde larg rekordit absolut të pistës malajziane, që mbahet nga Peko Banjaja që prej vitit 2024 (1:56.337). Mir ishte gjashtë të dhjetat më i shpejtë se në Q2 të Çmimit të Madh të nëntorit të kaluar.

HONDA NË RRITJE Ky rezultat, së bashku me atë që u pa edhe në ditën e parë, përbën një shtysë të fortë për ambiciet e Hondës, pasi shihet qartë një përmirësim i motorit. Është e vërtetë që në vitin 2025 Mir kishte arritur podium në Sepang dhe se ekipi i testimeve, me Aleiks Espargaron në krye, ka bërë shumë xhiro në këtë pistë, por progresi është i dukshëm.

NJË VERSION MË I MIRË I PEKOS Më optimist shfaqet edhe Peko Banjaja. Kampioni i trefishtë ndien përmirësim të ndjeshëm dhe e cilësoi ditën e parë si një lehtësim. Ai konfirmoi se me “Ducati GP26” nuk ka më problemet që kishte me “GP25”, siç deklaroi pas testimeve. Po ashtu, Fabio Di Xhanantonio (VR46) u shpreh se ndihet më mirë me motorin e ri, gjë që po reflektohet edhe në kohët e tij.

RRËZIMI I ALEKS MARKEZIT Nota negative e ditës ishte rrëzimi i Aleks Markezit. Piloti nga Çervera përfundoi në tokë në kthesën 5, e njëjta pikë ku në ditën e parë të testeve u aksidentuan Fabio Kuartararo dhe Diogo Moreira. Markez doli i padëmtuar, por motori u dëmtua ndjeshëm, duke i dhënë shumë punë ekipit Gresini. Vëllai i tij, Mark, nuk e teproi me rrezikun dhe e mbylli ditën në pjesën e poshtme të klasifikimit, duke u fokusuar në teste teknike dhe krahasime aerodinamike.

PASDITJA ME SHI Në sesionin e pasdites, të gjithë pritën gjatë për të dalë në pistë, duke shpresuar që dielli të binte dhe temperaturat të uleshin. Por ajo që mbërriti ishte shiu, me stuhinë tipike të Sepangut. Reshjet nisën pikërisht kur disa pilotë po bënin simulime gare. Disa u tërhoqën duke menduar për ditën e fundit të testimeve, të tjerë, si Diogo Moreira dhe Maverik Vinjalesh, zgjodhën të dalin në pistë në kushte shiu. Si përfundim, pak xhiro dhe vëmendja tashmë te dita e fundit e testeve.tfg


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Trajneri i Chelseat nuk “kursehet” ndaj Arsenalit: Treguan mungesë respekti!
Sport

Trajneri i Chelseat nuk “kursehet” ndaj Arsenalit: Treguan mungesë respekti!

05/02/2026
AXHENDA E SUPERIORES/ Elita e futbollit rikthehet në mesjavë, ndryshim stadiumi për një ndeshje
Sport

Java e 23-të “Abissnet Superiore” premton emocione, ndeshjet në program

05/02/2026
Pohls blindon portën, “gardiani” zbulimi i sezonit të Vllaznisë
Sport

Pohls blindon portën, “gardiani” zbulimi i sezonit të Vllaznisë

05/02/2026
PIKANTET/ Dinamo fiton edhe në pushim, tifozët braktisin finalen
Sport

Daja i beson eksperiencës, Dinamo skuadra më e vjetër! Merkatoja e janarit ul vlerën e përgjithshme

05/02/2026
E quanin të “papërshtatshëm”, 50 ndeshje si trajneri, Chivu fiton Inter
Sport

“Shkuam në gjysmëfinale dhe sërish kritikoni”, trajneri i Interit i acaruar në konferencë: Nuk e kuptoj…

05/02/2026
“I lumtur për vëllezërit Shpendi”, prezantohet Vrioni: Rikthimi në Itali zgjedhja e duhur, edhe pse nuk e di nëse jam gati
Sport

“I lumtur për vëllezërit Shpendi”, prezantohet Vrioni: Rikthimi në Itali zgjedhja e duhur, edhe pse nuk e di nëse jam gati

05/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Trajneri i Chelseat nuk “kursehet” ndaj Arsenalit: Treguan mungesë respekti!

Trajneri i Chelseat nuk “kursehet” ndaj Arsenalit: Treguan mungesë respekti!

05/02/2026
AXHENDA E SUPERIORES/ Elita e futbollit rikthehet në mesjavë, ndryshim stadiumi për një ndeshje

Java e 23-të “Abissnet Superiore” premton emocione, ndeshjet në program

05/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al