POLICIA E SHTETIT
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pas një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor “Ura e Leklit–Çarçovë”.
Sipas informacionit zyrtar, shtetasi K. K., 46 vjeç, banues në Sarandë, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar 46-vjeçari, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme hetimore.









