Leo Messi dhe Argjentina e tij mbeten mes ekipeve favorite për të triumfuar në Botëror, por “pleshti” është i vetëdijshëm se të fitosh Botërorin nuk është e lehtë, duhet të kesh edhe shumë fat pasi në një turne të tillë, ku rivaliteti është shumë i fortë, diferencën në fund e bëjnë vetëm detajet:
“Besoj se kemi një skuadër shumë të fortë dhe do të përpiqemi ta fitojmë sërish Botërorin. Por në këtë kompeticion, momentet më të vogla mund të të eliminojnë. Edhe pse fituam me penallti në finalen e vitit 2022, ndaj Holandës dhe Francës ishim skuadra më e mirë, megjithatë ndeshjet përfunduan te penalltitë. Emiliano Martinez ishte vendimtar, por një seri penalltish mund të të penalizojë në çdo moment. Është jashtëzakonisht e vështirë të fitosh një Botëror. Sidoqoftë, jam i bindur për vendosmërinë e skuadrës sonë. Tani luajmë pa peshën e asaj që na mungonte prej vitesh, por kjo nuk do të thotë se fitorja vjen lehtë. Të gjithë duan të mposhtin kampionët e botës”, përfundoi ylli i Argjentinës.








