Po zhvillohet në Hungari turneu “Polyak Imre dhe Varga Memoria” në mundje, ku çeçeni i natyralizuar si shqiptar, Zelimkhan Abakarakov ka shkuar sot në finalen e kompeticionit.
Abakarov mundi në gjysmëfinale Vladimir Kudrin nga Kazakistani. Kampioni i Evropës në fuqi, fitoi 12-6 me Kudrin dhe tani kalon në finalet e peshës deri në 61 kilogramë.
Ditën e djeshme, një tjetër çeçen i natyralizuar si shqiptar, Islam Dudaev fitoi medaljen e bronxit në vendin e tretë me Alibek Osmonov në peshën 65 kilogramë.
Dudaev fitoi thellë ndaj kazakut me rezultatin 11-5. Ai u mund më parë në gjysmëfinale nga amerikani Nicholas Boone Le me rezultatin e ngushtë 6-4.








