Partizani nuk fiton dy ndeshje radhazi në kampionat, që nga nëntori i vitit 2024. Më 9 dhe 24 nëntor, të kuqtë fitonin respektivisht kundër Dinamos dhe Laçit.
Më pas janë luajtur 22 ndeshje për të mbyllur kampionatin e kaluar dhe 14 aktualet, por asnjëherë nuk janë parë dy fitore radhazi. Bëhet fjalë për një edicion të plotë me 36 javë, nëse bashkohen ndeshjet. Çuditërisht pa gëzuar asnjëherë dy herë radhazi. Mundësia është parë çdo herë pas nëntë fitoreve.
E njëjta gjë mund të thuhet sërish pas triumfit me Bylisin sepse është hera e dhjetë, që Partizani do kërkojë të kombinojë 6 pikë bashkë në kampionat.
FORMA- Kërnaja shkon në derbi me formën e duhur, për të qenë pjesë e historisë si një ndër trajnerët që e fiton këtë takim. Në fazën e dytë të Superiores, askush nuk ka bërë më mirë se Partizani. Bashkë me Elbasanin janë grumbulluar nga 9 pikë.
Të dyja skuadrat nuk e kanë provuar shijen e humbjes në fazën e dytë. Me pesë gola të shënuar dhe tre të pësuar, konfirmohet fakti se të kuqtë po bëjnë më mirë se rivalët. Kërnaja do mbushë nëntë ndeshje, ndryshe një fazë në krye të Partizanit, pas sfidës me bardheblutë. Gjatë kësaj kohe është humbur vetëm përballja në derbin me Dinamon.







