• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Muri kuqeblu”, 630 minuta pathyeshmëri për Vllazninë

20/02/2026
Asist për Vllazninë kundër Partizanit, penalltitë janë makthi i “demave”

Mbrojtja e Vllaznisë ka qenë epiqendra e suksesit shkodran në këtë fillimviti 2026, duke ngritur një mur të pakalueshëm për plot shtatë ndeshje radhazi mes kampionatit dhe Kupës. Pas 630 minutash pa pësuar gol, kuqeblutë ndërtuan një rekord mbresëlënës që vulosi seriozitetin dhe disiplinën taktike të skuadrës.

Porta shkodrane u kthye në një fortesë të vërtetë, ndërsa çdo kundërshtar hasi vështirësi për të gjetur hapësira. Seria historike mori fund në fitoren 2-1 ndaj AF Elbasanit, kur Boye u bë futbollisti i parë që dërgoi topin në rrjetën e Vllaznisë për vitin 2026. Një moment që theu statistikën, por jo moralin e skuadrës. Goli i pësuar ishte më shumë një episod se sa një tregues rënie, pasi reagimi në fushë konfirmoi pjekurinë e grupit.

Edhe pse seria e paprekshmërisë u ndërpre, rruga e fitoreve nuk ndaloi. Përkundrazi, triumfi ndaj verdhebluve ishte i nënti radhazi mes Superiores dhe Kupës, duke konsoliduar formën fantastike të skuadrës. Vllaznia po tregon vazhdimësi rezultatesh dhe një identitet të qartë loje, ku ekuilibri mes repartit mbrojtës dhe fazës sulmuese është çelësi i suksesit.

Në portë, Pohls ka qenë garanci absolute, me pritje vendimtare dhe qetësi që transmeton siguri te prapavija. Para tij, Gurishta, Bajrami, Gjini, Çelikoviç dhe Pusi kanë funksionuar si një mekanizëm perfekt, duke fituar duele, duke mbuluar hapësirat dhe duke lexuar në mënyrë të shkëlqyer çdo situatë të rrezikshme. Harmonia dhe komunikimi mes tyre kanë qenë faktor kyç në këtë ecuri për t’u duartrokitur.

Kjo Vllazni po ndërton themele të forta për objektiva madhorë. Edhe kur statistikat thyhen, karakteri mbetet. Dhe shkodranët kanë treguar se dinë të fitojnë jo vetëm me spektakël, por mbi të gjitha me organizim, sakrificë dhe një mbrojtje që, për më shumë se 600 minuta, ishte simbol i pathyeshmërisë në futbollin shqiptar.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Egnatia është në epërsi, “nëndetësja” do vazhdimësinë. Ja përballjet mes dy skuadrave që nga 2004-ta
Sport

Statistikat/ Egnatia favorite kundër Dinamos, kampionët regjistojnë më shumë fitore

20/02/2026
Tërhiqet shorti për çerekfinalen e Kupës së Kosovës, ndeshjet
Sport

Tërhiqet shorti për çerekfinalen e Kupës së Kosovës, ndeshjet

20/02/2026
Inter i shkëputur me 7 pikë, por Leao nuk dorëzohet: Dua të fitoj derbin
Sport

Inter i shkëputur me 7 pikë, por Leao nuk dorëzohet: Dua të fitoj derbin

20/02/2026
“Mendoj se do të rinovoj”, Ancelotti i dashuruar pas Brazilit
Sport

“Mendoj se do të rinovoj”, Ancelotti i dashuruar pas Brazilit

20/02/2026
ATP Doha/ S’ka finale Alcaraz-Sinner, italiani eleminohet në mënyrë të papritur nga Mensik
Sport

ATP Doha/ S’ka finale Alcaraz-Sinner, italiani eleminohet në mënyrë të papritur nga Mensik

20/02/2026
FOTO/ Frikë për Rey Manaj, “bomberi” kuqezi pëson aksident me makinë
Sport

FOTO/ Frikë për Rey Manaj, “bomberi” kuqezi pëson aksident me makinë

20/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Asist për Vllazninë kundër Partizanit, penalltitë janë makthi i “demave”

“Muri kuqeblu”, 630 minuta pathyeshmëri për Vllazninë

20/02/2026
Pas përjashtimit të Kristit, reagon Krusita!

Pas përjashtimit të Kristit, reagon Krusita!

20/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al