• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Muzeu i dy kohëve/ Gjirokastër, tregon etnografinë dhe historinë e socializmit shqiptar

22/06/2020
Muzeu i dy kohëve/ Gjirokastër, tregon etnografinë dhe historinë e socializmit shqiptar

Ky është muzeu etnografik në Gjirokastër.

Për dekada të tëra ai përfaqëson një histori identiteti të dyfishtë, historinë e identitetit etnografik të Gjirokastrës dhe të rrethinave pasi këtu kanë të ekspozuara me dhjetëra objekte përfshi edhe kostume tradicionale të jetës së përditshme të qytetit dhe të fshatit dhe njëkohësisht tregohet edhe historia e lindjes dhe jetës së Enver Hoxhës megjithëse nuk është shumë e dokumentuar dhe shumë e dukshme vizualisht brenda muzeut.

“Ky muze është me identitet të dyfishtë sepse përveçse muze etnografik është edhe shtëpia ku ka lindur Enver Hoxha. Një pjesë e mirë e turistëve sidomos të vendeve të ish lindjes por edhe turistë kosovarë janë të interesuar të dëgjojnë rreth periudhës së socializmit dhe e identifikojnë këtë me shtëpinë e lindjes së Enver Hoxhës. Pjesa tjetër e turistëve sidomos turistët evropianë janë shumë të interesuar të dëgjojnë për etnografinë dhe të shikojnë objektet etnografike që ndodhen në muzeun tonë. Ne flasim për të dyja pjesët varet përse janë të interesuar vizitorët. Ky është një muze etnografik por kur vizitorët kërkojnë të dinë edhe për Enver Hoxhën ne e tregojmë edhe historinë e tij. Ky është një nga objektet më të vjetër të ekspozuar brenda muzeut etnografik. Siç e shikoni situata e konservimit të tij nuk është e duhura sepse kjo veshje që është më shumë se 150-vjeçare është e ekspozuar ndaj lagështisë, pluhurit dhe agjentëve të tjerë atmosferikë”, shprehet per TCh Jona Kaçi.

“Gjirokastra njihet si një prej qyteteve të Ballkanit që për stilin e qëndisjes vjen direkt pas Stambollit. Qëndisjen nuk e arrinte asnjë. Ishte A-ja”, shprehet Stavri Çati, etnograf.

A ka mundësi për trajtimin e duhur të objekteve në muze për ti risjellë autentike?

“Kush do t’i bëjë? Kush do t’i qëndisë? Nuk ka më qëndistarë. Kujtoj që në Festivalin Folklorik që përkoi me 40 vjetorin e Çlirimit i deshën 60 vajza që punuan një vit për të bërë disa rregullime në kostume. Kishte qëndistarë të tjerë që punon përgjatë katër vjetëve me të gjitha materialet. Kostumet mund të datohen por kanë mungesa të shumta dhe janë deformuar. Ne kemi humbur kostumin e Gjirokastrës sepse sot këdo që të pyesësh nuk e di cili është kostumi.”

Se shpejti në këtë muze pritet të ketë ndryshime që kanë të bëjnë me konceptimin më drejt të identitetit të tij dhe të japë zgjidhje për konservimin dhe ekspozimin siç duhet të objekteve dhe kostumeve të rrallë brenda muzeut./ tch

Related Posts

Belinda Balluku sot në Gjirokastë, inagurohet “Traffic Town”
Kryesore

Del shkresa me firmën e Dumanit: Kuvendi të japë autorizim për arrestimin e Ballukut

16/12/2025
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, reagon Rama: Ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special

16/12/2025
Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, kërkesa mbërrin në Kuvend për autorizim

16/12/2025
Paralajmërimi/ Javën e ardhshme priten goditje të forta nga SPAK
Kryesore

Operacioni për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar: Hetime për grup të strukturuar kriminal

16/12/2025
Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek
Kryesore

Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek

16/12/2025
Kapet mbi 200 kg kanabis në Janinë, gruaja shqiptare përplaset me policinë
Kryesore

Kapet mbi 200 kg kanabis në Janinë, gruaja shqiptare përplaset me policinë

16/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

PSG “pushton” Botën, fiton edhe trofeun Interkontinental, Luis Enrique: Gjashtë trofe nuk janë keq (VIDEO)

PSG “pushton” Botën, fiton edhe trofeun Interkontinental, Luis Enrique: Gjashtë trofe nuk janë keq (VIDEO)

18/12/2025
“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

17/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al