• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Muzeu “Kadare” tërheq turistët, shtëpia e shkrimtarit pikë referimi në Gjirokastër (VIDEO)

06/01/2023
Muzeu “Kadare” tërheq turistët, shtëpia e shkrimtarit pikë referimi në Gjirokastër (VIDEO)

Shtëpia e lindjes së korifeut të letrave shqipe, Ismail Kadare, në Gjirokastër po ngjall interesin e turistëve vendas dhe të huaj. Shtëpia muze e rivitalizuar së fundi ka marrë profilin e muzeut për jetën dhe veprën e shkrimtarit të njohur ndërsa edhe në këtë periudhë dimri është vizituar nga rreth 1 mijë turistë vendas dhe të huaj.

Shtëpia e gurtë, së cilës Kadareja në romanin e tij “Kronikë në gur”, i kushton faqe të tëra në përshkrimin letrar aktualisht është kthyer në një element të veçantë të prezantimit të vetë qytetit, Gjirokastrës. Krahas botimeve letrare dhe relikeve që kanë lidhje me jetën dhe krijimtarinë e Kadaresë pjesë e materialeve të muzeut është edhe ofrimi i informacionit për vizitorët nëpërmjet teknologjisë digjitale.

“Që prej muajit shtator që u hap Muzeu i Kadaresë kemi parë një interes tepër të lartë nga vizitorët qoftë vendas edhe të huaj. Zë një vend shumë të mirë në preferencat e tyre vepra e Kadaresë, jeta e Kadaresë por gjithashtu edhe vetë shtëpia, e cila prezanton një shtëpi tradicionale karakteristike të Gjirokastrës”, thotë Vikiana Nakaj, cicerone.

Vizitorët tregojnë emocionet e përjetuara teksa shohin nga afër shtëpinë e shkrimtarit të madh shqiptar.

“Emocioni im është që unë vij për herë të parë këtu në Gjirokastër dhe për herë të parë futem në shtëpinë e shkrimtarit të madh Ismail Kadare. Shoh diçka të radhë, ndërtimi dhe çdo gjë është e përsosur. Mendoj të rikthehem sërish pas një kohe. Gjirokastra qenka shumë e bukur. Se unë vij për herë të parë, kam qëndruar një natë dhe them se do të kthehem së shpejti. Me ka lënë përshtypje shumë të mira”, shprehet një vizitor.

Krahas punës në shërbim të vizitorëve, stafi që përkujdeset për banesën Kadare punon edhe për mbledhjen e relikeve të ndryshme që lidhen me jetën dhe krijimtarinë letrare të shkrimtarit./Euronews Albania

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

28/12/2025
Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al