• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Muzgu 5” në Gjirokastër, 2 të arrestuar, sekuestrohet një makinë (VIDEO)

04/12/2020
Shefat e policisë i ankohen Ardi Veliut për heqjen e telefonave: Radiot nuk kanë valë

Policia e Gjirokastrës vuri në pranga 2 persona pasi u kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm. Operacioni i koduar “Muzgu 5” u krye nga Seksioni i Hetimit të Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it. Në pranga ranë shtetasit S. D., 34 vjeç, banues në Maminas, Durrës dhe S. B., 25 vjeç, banues në Kuçovë. Policia kishte marrë informacione në rrugë policore se përgjatë aksit rrugor Kakavijë-Gjirokastër, do të transportoheshin emigrantë të paligjshëm. Këta shtetas u kapën në afërsi të fshatit Vanistër, duke transportuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin, 6 emigrantë të paligjshëm, në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Volkswagen”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Muzgu 5”.

Operacioni nga Seksioni i Hetimit të Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

U kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohet një automjet.

Seksioni i Hetimit të Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, ka organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Muzgu 5”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve S. D., 34 vjeç, banues në Maminas, Durrës dhe S. B., 25 vjeç, banues në Kuçovë.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se përgjatë aksit rrugor Kakavijë-Gjirokastër, do të transportoheshin emigrantë të paligjshëm, kanë organizuar punën dhe kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve S. D. dhe S. B, të cilët u kapën në afërsi të fshatit Vanistër, duke transportuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin, 6 emigrantë të paligjshëm, në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Volkswagen”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025
“Hapen burgjet”, Ministri i Drejtësisë njofton amnisti penale, kategoritë që përfitojnë dhe numri i atyre që lirohen nga burgu
Kryesore

“Hapen burgjet”, Ministri i Drejtësisë njofton amnisti penale, kategoritë që përfitojnë dhe numri i atyre që lirohen nga burgu

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Pse Cynthia Erivo nuk ndahet kurrë nga filxhani i saj i çajit?

Pse Cynthia Erivo nuk ndahet kurrë nga filxhani i saj i çajit?

29/12/2025
Kupa e Kombeve të Afrikës/ Barazim pa gola, Egjipti kualifikohet tutje

Kupa e Kombeve të Afrikës/ Barazim pa gola, Egjipti kualifikohet tutje

29/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al