• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

‘Na fal o shefi se ngatërrova dokumentet me këtë 10-çen”, 75 qytetarë tentuan të korruptojnë policët për 1 muaj

29/04/2022
‘Na fal o shefi se ngatërrova dokumentet me këtë 10-çen”, 75 qytetarë tentuan të korruptojnë policët për 1 muaj

Postblloqet e policisë rrugore për të frenuar kundër-vajtësit, përdoruesit e telefonave në timon dhe shoferët e dehur, kanë sjellë tentativa të qytetarëve për t’u shpëtuar gjobave.

Media ka raportuar mbi fenomenin e 5-mijë lekëshave në rrugë dhe frazën “merri për të pirë një kafe”, por ka nga ata qytetarë që pasi dështojnë, ia lënë fajin keqkuptimit.

Sipas një burimi të policisë në rrugën drejt Shkozës, policia konstatoi shtetasin H.V., që po drejtonte makinën tip “Kia”.

Polici me inicialet A.T., i cili ishte në patrullim në këtë segment, i ka kërkuar drejtuesit në fjalë që të ndalonte, duke i kërkuar më pas dokumentacionin.

“Ky shtetas, denoncon punonjësi i policisë, – pasi më ka dorëzuar dokumentet që i kishte që të gjitha në rregull, kur po i shfletoja, vura re në mes të tyre një 5 mijë lekësh me numër serie an46435”.

Menjëherë, sapo ka vërejtur kartëmonedhën, polici ka ndërprerë komunikimin me qytetarin, duke kërkuar përforcime në radio, për të prangosur shtetasin në fjalë për akuzën e korrupsionit sipas nenit 244 të Kodit Penal.

“Ia bëmë me dije qytetarit edhe arsyen, duke iu shprehur se kërkonim dokumentet dhe se ai do t’i nënshtrohej testit të alkoolit.

Ai na tha që e kishte kthyer një gotë, por që nuk ishte i dehur dhe kur po bënim gati dragerin, na la në dorë dokumentet”, shton polici tjetër në detyrë.

Por megjithëse drejtuesi i kishte në rregull dokumentet dhe testi i dragerit ka dalë 00, ai është përpjekur t’i korruptojë policët me 5 mijë lekë që mos t’ia vështirësonin jetën.

“Qytetari kishte dyshime nëse ishte apo jo i dehur, sepse tha kishte pirë pak. Por paratë që la në dokumente ishin shenjë e qartë që po kërkonte të na blinte dhe të shkonte në punën e tij”, – komenton polici në çastin e parë kur aty mbërritën patrullat për të mbështetur dy oficerët e qarkullimit rrugor të Tiranës.

Ashtu siç bëjnë me dije burime të policisë rrugore, numri i të shoqëruarve në kryeqytet, brenda një muaji, 75 shtetas, midis tyre edhe gra u përpoqën të joshin policët në rrugë me shuma të ndryshme.

Një pjesë e tyre janë vërejtur me telefon dhe të tjerët në gjendje të dehur apo nën ndikimin e alkoolit.

Përpos kontrolleve që synojnë minimizimin e aksidenteve rrugore dhe që janë vërejtur të shtuara gjatë këtij muaji në kryeqytet, policia thotë se ka vendosur edhe një pajisje test-drogues për shoferët.

Por numri i atyre që janë kapur në timon nën ndikim të lëndëve psikotrope, është i papërfillshëm.

Sa i takon qytetarit që i kishte të gjitha në rregull, edhe pse ai i dha para, policia përmend rrëfimin e tij.

“Ndalova dhe hapa krahun, pasi punonjësit e policisë më kërkuan dokumentet dhe do kryenin testin e alkoolit.

Në momentin që policët kanë hapur letrat, unë kisha pasur edhe një kartëmonedhë pesë mijë lekëshe që nuk e kisha vënë re që e kisha aty, pasi nuk para mbaj kuletë”.

Drejtuesi justifikohet duke thënë se, “duhet të kem ngatërruar dokumentet dhe nuk e sqaroj dot se pse gjendeshin paratë aty. Rrjedhimisht nuk kisha asnjë arsye të korruptoja policët, pasi i kisha të gjitha në rregull”, – insiston qytetari.

Ai thekson, sipas burimeve se iu bind patrullës kur i bënë testin e drogës dhe alkoolit.

Madje bëri shaka me ta, duke iu thënë “kam pirë pak”, ndërsa në të vërtetë ishte esëll.

“Më vjen keq për keqkuptimin që ka ndodhur”, – tha në komisariat i riu, i cili pavarësisht kësaj deklarate u procedua për korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Related Posts

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë
Kryesore

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë

22/12/2025
E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Neymar kalon me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në gjurin e majtë

Neymar kalon me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në gjurin e majtë

22/12/2025
VIDEO/ Muçi i tregon klasin Besiktasit, gol për “panoramë” në Turqi

VIDEO/ Muçi “abonohet” me golin, realizon sërish për Trabzonspor

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al