• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Na morën edhe detin”/ Gaza humb strehën e fundit mes urisë, vapës dhe dëshpërimit

15/07/2025
“Na morën edhe detin”/ Gaza humb strehën e fundit mes urisë, vapës dhe dëshpërimit

Ushtria izraelite ka rikthyer ndalimin e qasjes në Detin Mesdhe përgjatë Rripit të Gazës, një kufizim që është teknikisht në fuqi që nga 7 tetori 2023, por që rrallëherë ishte zbatuar ndaj banorëve përveç peshkatarëve.
Ky kufizim, vjen në një kohë kur banorët e Gazës po përballen me mungesë ekstreme uji, temperatura përvëluese dhe kushte të mjerueshme humanitare në kampet e mbipopulluara.
“Janë vendosur kufizime të rrepta sigurie në zonën detare pranë Gazës, hyrja në det është e ndaluar”, shkruan zëdhënësi arab i ushtrisë izraelite Avichay Adraee në një postim në platformën X.
“Kjo është një thirrje për peshkatarët, notarët dhe zhytesit, qëndroni larg detit. Hyrja në plazh apo në ujë përgjatë gjithë Rripit të Gazës rrezikon jetën tuaj.”

Ndonëse ky kufizim ishte shpallur që në fillim të luftës, ai nuk ishte zbatuar rreptësisht ndaj civilëve të zakonshëm. Nuk është dhënë ndonjë afat se sa do të zgjasë masa apo cilat janë konkretisht arsyet pse palestinezët po ndalohen të futen edhe në det.
Për mijëra banorë të zhvendosur që strehohen pranë bregdetit, deti ka qenë e vetmja hapësirë për t’u freskuar, për t’u larë, apo për të siguruar ushqim. Mbyllja e plotë e vijës bregdetare ka shtuar ndjeshëm zhgënjimin dhe dëshpërimin në mesin e banorëve.
“Jam e dehidratuar nga uria, etja dhe vapa,” tha Rajaa Qudeih, një nënë 31-vjeçare nga Deir al-Balah.
“Gaza po kalon uri ekstreme, nuk kemi çfarë të hamë dhe nuk gjejmë as një copë bukë. Deti ishte i vetmi shpëtim. Nëse na vrasin për të shkuar atje, ndoshta do të jetë më e lehtë se kjo vdekje e ngadaltë.”

Ajo, si shumë të tjerë, jeton në një kamp të improvizuar buzë detit dhe thotë se nuk ka ku të shkojë tjetër. “Jemi pranë detit. Ku të shkojmë tani? A do të na ndalojnë edhe ajrin që të marrim frymë?”
Situata me ujin është gjithashtu alarmante.
Mbi 95% e ujit në Gaza është i papërshtatshëm për konsum, sipas autoriteteve lokale. Shumica e impianteve nuk funksionojnë më dhe banorët mbijetojnë me furnizime të rralla me shishe apo cisterna, të cilat nuk mbërrijnë rregullisht, veçanërisht në jug, ku është përqendruar shumica e popullsisë së zhvendosur.
Peshkatarët janë gjithashtu mes më të prekurve nga ky kufizim. Para luftës, rreth 6 mijë persona, përfshirë 4,200 peshkatarë të regjistruar, siguronin jetesën nga deti. Sipas të dhënave të OKB-së, mbi 210 peshkatarë janë vrarë nga forcat izraelite që nga fillimi i konfliktit.
Ndër vite, Izraeli ka vendosur kufizime detare ndaj Gazës duke përmendur arsye sigurie, si parandalimi i kontrabandës së armëve apo sulmeve. Por në realitet, për shumë palestinezë, deti ka qenë jo vetëm burim jetese, por edhe e vetmja portë për të mbijetuar.

Related Posts

Krim në familje/ U godit me thikë nga vëllai, ndërron jetë 67-vjeçari
Lajme

Krim në familje/ U godit me thikë nga vëllai, ndërron jetë 67-vjeçari

15/02/2026
“Kathimerini” shfrenon fantazinë: Të kandidojë djali i Fredi Belerit, për Bashkinë e Himarës. Rama po e mbron Shqipërinë nga islamizimi
Lajme

Ndryshe nga Rama, Mitsotakis nuk i bashkohet Bordit të Paqes së Trump

12/02/2026
Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 14 viktima të vdekur
Lajme

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 14 viktima të vdekur

03/02/2026
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Lajme

Tërmet në Kretë

03/02/2026
Greqia do t’i ndalojë rrjetet sociale për personat nën 15 vjeç
Lajme

Greqia do t’i ndalojë rrjetet sociale për personat nën 15 vjeç

03/02/2026
Trump: Nafta e Venezuelës do të rikthehet nën kontrollin amerikan!
Lajme

Trump: Nafta e Venezuelës do të rikthehet nën kontrollin amerikan!

03/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4

Alba Pollozhani reagon pas akuzave të Labit për telefonin: Nëse do përdorja telefon do dilja nga Big-u?

20/02/2026
“Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…”, Rama reagon për protestën e opozitës

“Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…”, Rama reagon për protestën e opozitës

20/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al