• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nano tregon çfarë ndodhi në burgun e Tepelenës mes tij dhe priftit amerikan

04/02/2021
Nano tregon çfarë ndodhi në burgun e Tepelenës mes tij dhe priftit amerikan

Ish-Kryeministri Fatos Nano citon shpesh Biblën, dhe për këtë ai thotë se nuk beson dot dogmat dhe prandaj duhet të gjykosh.

Në një intervistë ndryshe për emisionin Opinion në Tv Klan, Nano ka treguar një histori kur ka qenë në burg.

Në rrëfimin e tij, ai thotë se në qeli i shkoi një prift amerikan për ta takuar dhe për të parë kushtet në cilët qëndronte.

Por, teksa po bisedonte anglisht me priftin, në dialog ndërhyri edhe drejtori i burgut pasi ishte i shqetësuar për të mësuar se çfarë po bisedonin të dy anglisht.

Blendi Fevziu: Ka dy vese në këtë shoqëri. E para është ekzaltimi kur ke pushtetin dhe e dytë është xhelozia kur të shohin që je duke ecur përpara. Nuk e di nëse i keni ndjerë në karrierën tuaj fort këto dy forca. Nuk flas vetëm si ndjesi, por edhe si veprim.

Fatos Nano: Natyrisht kanë qenë prezentë, por nuk ke shumë kohë të merresh me to. Dhe le ta kalojmë këtë me sportivitet. Ai që ushqen ndjenja të tilla, ai i bën keq vetes. Bën një nga 7 mëkatet kapitale të Biblës. E pengon dhe atë, sjell dhe dëm në komunikim. Por janë gjithmonë prezente në mjedisin politik, edhe pastaj shfaqen në intriga.

Blendi Fevziu: E shoh që disa herë citoni Biblën, e keni cituar dhe më parë. Besoni?

Fatos Nano: Është pjesë e kulturës së njerëzimit të cilën duhet ta njohësh. Ne jemi qenie me tru normal, duhet të gjykosh mbi të. Nuk beson dot dogmën. E kam lexuar Biblën, kam lexuar Kuranin. Kam bërë një krahasim mes të dyjave, kam lexuar dhe literaturë shoqëruese myslimane dhe të krishterë. Ka shumë histori që të mësojnë më shumë se sa vetë ajetet, dhe kështu mund të ruhesh nga dogma dhe mund të dallosh më kollaj ata që janë dogmatik. Për shembull, dikur erdhi një prift amerikan në burgun e Tiranës në kohën që isha i burg, i shoqëruar nga drejtori i cili nuk dinte anglisht.

Në një moment prifti m’u afrua dhe më tha unë kam ardhur të shikoj kushtet në të cilat të mbajnë sepse Departamenti i Shtetit kërkon informacion. Tani drejtori, nipi i Qazim Mulletit që ato kohët e para ishte shumë aktiv për ta ngordhur këtë kafshën që kishin sjellë aty, më vonë u bëmë miq, i shqetësuar çfarë po thonë këta në anglisht, i thotë atij: “Dëgjo, se ky kot bën sikur lexon libra fetarë se nuk e beson Zotin”. Ku e di ti, i tha ai. Po s’i beson qeverisë – tha – nuk i beson Zotit”.

Fatos Nano: Ka ardhur momenti që Shqipëria të dalë nga adoleshenca

Kanë kaluar 30 vite nga rrëzimi i komunizmit dhe Shqipëria është ende në tranzicion. Pikërisht këtë periudhë, Nano e krahason me periudhën e adoleshencës, dhe thotë se tashmë është momenti që Shqipëria ta kalojë këtë adoleshencë të kapitalizmit.

Blendi Fevziu: Kur e sheh nga distanca e sotme, si ju duket ky 30-vjeçar?

Fatos Nano: Po të flasim nga logjika e një brezi, ju studentët dhe ne pedagogët, besoj se mund ta quajmë se kemi kaluar periudhën e adoleshencës së kapitalizmit. Domethënë me gjithçka që karakterizon adoleshencën, me vrullet, me frenimet, me arritjet, me dështimet, me ëndrrat, me zhgënjimet, me rrëzimet, me ringritjet dhe jemi në prag të të sjellurit shpresoj si adult. Pra duhet përfundimisht të maturohemi, të stabilizojmë vetveten, shoqërinë, sistemin, institucionet dhe padyshim ekonominë.

Blendi Fevziu: Pra ju mendoni që ka ardhur momenti të dalim nga adoleshenca 30-vjeçare e kapitalizmit dhe të futemi në një rrjedhë normale apo jo?

Fatos Nano: Është ajo që të gjithë presin, që të marri fund ky tranzicion.

Blendi Fevziu: Megjithatë, shumë njerëz kur në jetën e tyre kthehen mbrapa dhe kujtojnë adoleshencën e kujtojnë gjithmonë me një ndjenjë gëzimi, ju duket gjithmonë e bukur pavarësisht se si mund të ketë qenë. A mendon që dhe kjo adoleshencë…

Fatos Nano: Po edhe sikur dikush të nxisë harresën, ku të lini ju studentët e ’90-s. Dhe ju jeni ata që keni kujtimet më të bukura, natyrisht dhe ne aq sa kemi kontribuuar, por kam frikë se ju keni dhe zhgënjimet më të mëdha gjithashtu.

Related Posts

Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Kryesore

Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës

23/12/2025
I riu nga Gjirokastra kapet me kanabis në makinë
Kryesore

I riu nga Gjirokastra kapet me kanabis në makinë

23/12/2025
Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë
Kryesore

Bëri ndërtim pa leje në Këlcyrë, nën hetim një person

23/12/2025
Arrestohet N/Komisari në Elbasan. Jepte para me fajde dhe i merrte mbrapsht me dhunë!
Kryesore

Gjirokastër, ndalohet gruaja nga Mashkullora, policia gjen mallra kontrabandë në lokalin e saj

23/12/2025
“Hap derën! Dele jemi ne?!”, tension në Këshillin Bashkiak të Vlorës, shoferët e autobusit tentojnë të futen brenda
Kryesore

“Hap derën! Dele jemi ne?!”, tension në Këshillin Bashkiak të Vlorës, shoferët e autobusit tentojnë të futen brenda

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dinamo, trajneri Daja pas fitores: E merituam, skuadra ishte në nivelin e duhur

Dinamo, Daja: Fitore e merituar, bravo skuadrës

23/12/2025
VIDEO/ Dinamo triumfon ndaj Partizanit, ia del Egnatia

VIDEO/ Dinamo triumfon ndaj Partizanit, ia del Egnatia

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al