Dy fitore radhazi, 6 pikë të plota, i japin Napolit frymëmarrje, përforcojnë pozitat e bluve në zonën Champions, i vetmi objektivi i mbetur në valle. Në “Maradona”, përballë Torinos, ekipi i Contes e zgjidhi me nga një gol në çdo pjesë. Fillimisht ishte Alisson Santos që me një aksion personal, me një goditje shumë të bukur dërgoi topin në rrjetë duke bërë që stadiumi të shpërthente në festë.
Në fraksionin e dytë, pavarësisht se kishin kontrollin total të lojës, Napoli hasi shumë vështirësi të gjente golin e dytë, të paktën deri në minutën e 68-të ku Elmas me një veprim shumë të bukur brenda në zonë dyfishoi shifrat. Torino u përpoq të rikthej në lojë, ngushtuan shifrat në minutën e 87-të, por vetëm kaq, pa mund t’i prishin festën Napolit.
Jo vetëm 3 pikët, Conte rigjen në këtë takim edhe dy titullarë të rëndësishëm me Anguissa dhe De Bruyne që rikthehen në fushë pas një mungesë të gjatë.
Titullar dhe 90 minuta në fushë u aktivizua edhe Ardian Ismajli, me qendërmbrojtësin kuqezi që u vlerësua nga media me notën 6,4.
Pas ndeshjes, më shumë se sa 3 pikët, Conte i gëzohet rikthimit të titullarëve: “Më krijuan përshtypjen se kanë qenë këtu, edhe pse nuk i kemi pasur në dispozicion prej një kohe të gjatë. U bënë shumë muaj që luajmë pa ata, apo pa lojtarë si Lukaku e Neres, por nuk kemi kërkuar kurrë alibi. Fituam një Superkupë dhe kemi qëndruar gjithnjë në zonë e lartë të klasifikimit”, u shpreh Conte.






