Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama deklaroi se vendosja e maskës do të bëhej e detyrueshme edhe në ambjentete e jashtme.
Por Nard Ndoka është kundër këtij vendimi. Ai shprehet se vendimi i kryeministrit është provokativ.
“Unë jam i sigurt që maska nuk të mbron në ambientet e hapura, por është një burim infeksioni. Maska është e domosdoshme për moshat e treta. Kryeministri duhet që ta bëjë të detyrueshme për moshat mbi 60 vjeç, e madje t’u sigurojë edhe maskat”, tha Ndoka.
Sipas kryetarit të Partisë Demokristiane, ky vendim i qeverisë nuk ka për t’u zbatuar nga qytetarët.
“Nuk mund të zbatohet një vendim i marrë nga një person që është jashtë realitetit. Qytetarët e morën vesh se si bën ai me gjobat”, shtoi Ndoka.









