• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

NATO hap në 2023-in bazën e rinovuar ajrore të Kuçovës

31/03/2022
NATO hap në 2023-in bazën e rinovuar ajrore të Kuçovës

Baza ajrore e Shqipërisë e erës komuniste pritet të kthehet në një stacion taktik për operacionet e NATO-s kur ajo të rihapet në 2023.

Shpenzimet ushtarake janë tani në rritje në pjesën më të madhe të Evropës – sidomos në Gjermani – por edhe në vendet e Ballkanit.

Tensionet janë në rritje edhe afër Shqipërisë. Kroacia, e cila është vend anëtar i NATO-s dhe Serbia që kundërshton aleancën, duket se janë në një garë të vogël ushtarake,

Serbia po rinovon aeroplanët MiG-29, tanket dhe sistemin anti-raketë nga Rusia, kurse Kroacia ka blerë 12 avionë luftarakë ‘Rafale’ nga Franca.

Puna për modernizimin e bazës ajrore të Kuçovës ka nisur në janar. Qëllimi është që të kthehet në një qendër operacioni për të pritur avionët modernë luftarakë.

NATO dhe Shqipëria do të investojnë 50 milionë euro për këtë qendër që ndodhet 85 km në jug të Tiranës.

Qyteza e vogël u quajt ‘Qyteti Stalin’ gjatë periudhës komuniste në Shqipëri.

Baza ajrore u ndërtua në vitet 1950-të duke përdorur të burgosurit si punëtorë.

Enver Hoxha ndonëse ishte komunist, ai ishte armiqësor me Bashkimin Sovjetik, Kinën dhe Jugosllavinë pas Luftës së Dytë Botërore duke e kthyer Shqipërinë në një shtet të izoluar.

Gjatë asaj periudhë, Shqipëria quhej gjerësisht si ‘Koreja e Veriut e Evropës’.

Viktor Vangjeli, 83 vjeç, ka shërbyer për 27 vjet në Kuçovë si pilot për avionët MiG-19.

Ai tregon për gazetarin e Euronews, Daniel Bellamy, se kryente fluturime çdo ditë për t’u kundërpërgjigjur shkeljes së hapësirës ajrore nga fqinjët gjatë Luftës së Ftohtë.

“Fluturimet ishin shumë intensive gjatë Luftës së Ftohtë”, tregon ai duke shtuar se deri në 1962 mbulonte të gjithë hapësirën ajrore të vendit.

Sipas tij modernizimi i bazës do të sjellë përfitime për gjeneratën e re të pilotëve shqiptarë pasi do të kenë mundësi të trajnohen me avionë modernë.

Pas rrëzimit të regjimit komunist në 1990, ushtria shqiptare kishte më shumë se 200 avionë – shumica të modelit MiG – në tre baza të saj ajrore.

Shumica e tyre tashmë janë për skrap pasi në vitin 2005 u vendos që të ndalohej fluturimi i avionëve të vjetër rusë dhe kinezë.

Për disa vite, avionët ‘Antonov AN-2’, të periudhës sovjetike me një motor, u përdor për agrokulturë.

Forca Ajrore shqiptare ka tani disa helikopterë – shumica ‘Bells’ dhe ‘Eurocopters’ – dhe pritet të marrë disa të rinj ‘Blackhawk’, por jo avionë luftarakë.

Shqipëria, anëtare e NATO-s që prej 2009-s, shpreson gjithashtu të bëhet pjesë e BE-së.

Ajo i është bashkuar sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë dhe ka denoncuar fort agresonin e Kremlinit.

Related Posts

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!
Kryesore

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!

20/12/2025
Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë
Kryesore

Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë

20/12/2025
Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë
Kryesore

Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë

20/12/2025
Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet
Kryesore

Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet

20/12/2025
Kryesore

Shpërndanin kokainë në shkolla, 12 të arrestuar në Greqi

20/12/2025
Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë
Kryesore

Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë

20/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shuhet në moshën 91-vjeçare Ismet Bellova, zëri legjendar i komentimit të ndeshjeve të futbollit në Radio Tirana

Shuhet në moshën 91-vjeçare Ismet Bellova, zëri legjendar i komentimit të ndeshjeve të futbollit në Radio Tirana

21/12/2025
Shuhet në moshën 91-vjeçare Ismet Bellova, zëri legjendar i komentimit të ndeshjeve të futbollit në Radio Tirana

Shuhet në moshën 91-vjeçare Ismet Bellova, zëri legjendar i komentimit të ndeshjeve të futbollit në Radio Tirana

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al