Kur jemi në sfidat e fundit sa i takon sezonit të rregullt në NBA, garë mjaft e fortë për vendin e dytë në Konferencën e Lindjes mes New York Knicks dhe Boston Celtics, ndërsa në të dyja konferencat ka konkurrencë të ashpër për të zënë vendet për play off-in.
Skuadra e New York fitoi thellë 145-113 ndaj Washington, duke dueluar me Boston për vendin e dytë në Konferencën e Lindjes. Ndeshje e komanduar nga nju-jorkezët, ku u dallua Karl Anthony Toëns, që realizoi 26 pikë e 16 rebound. Zhgënjen Boston, që u mund 102-92 në fushën e tij nga Minnesota. Hyland realizoi 23 pikë për miqtë, duke i bërë të pavlefshme 29 pikët e Broën për Celtics.
Fiton edhe Sacramento, 126-122 ndaj Brooklyn, sfidë ku u dallua Malik Monk me 32 pikë Denver bën detyrën duke mundur 128-112 Portland dhe qëndron në zonën play off. Të gjithë titullarët realizuan mbi 10 pikë (Nikola Jokic një triple-double). Ekipi i Phoenix, falë 25 pikëve të Devin Booker, mundi 120-98 Toronto.







