Të tjera sfida emocionuese u zhvilluan mbrëmjen e së martës në NBA. Fitorja e katërt radhazi për Lakers, që në fushën e tyre mundën 127-113 Cleveland dhe konsolidojnë vendin e tretë në Perëndim. Të gjithë titullarët e Lakers realizuan mbi 10 pikë, ku shkëlqeu Luka Doncic me 42 pikë e 12 asist.
Pas humbjes një ditë më parë, skuadra e Detroit fitoi 127-116 ndaj Toronto dhe mbron vendin e parë në Lindje. Jalen Duren me 31 pikë ishte më i miri në fushë. Fiton edhe Orlando, 115-111 ndaj Phoenix, ndeshje ku dyshja Bane-Suggs realizoi 41 pikë.
Zhgënjejnë Clippers, që në fushën e tyre u mundën 114-104 nga Portland. Për miqtë, Holiday realizoi 30 pikë. Houston, falë 27 pikëve të Kevin Durant mundën 111-94 New York, ndërsa Milwaukee mundi 123-99 Dallas (Rollins 24 pikë).






