• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

NBA/ Ndeshje e pabesueshme! Jokiç magjistar, shkruan histori për Krishtlindje

27/12/2025
NBA/ Ndeshje e pabesueshme! Jokiç magjistar, shkruan histori për Krishtlindje

Nikola Jokic u dhuroi tifozëve të basketbollit një spektakël të vërtetë për Krishtlindje, duke udhëhequr Denver Nuggets drejt një fitoreje dramatike pas kohës shtesë ndaj Minnesota Timberwolves, 142-138 në “Ball Arena”.

Ishte një nga ndeshjet më emocionuese të sezonit dhe një paraqitje që hyn drejtpërdrejt në historinë e NBA-së. Edhe pse të dobësuar nga mungesa e tre titullarëve, Cameron Johnson, Aaron Gordon dhe Christian Braun, Nuggets gjetën forcën te lideri i tyre absolut. Jokic dominoi parketin dhe zhvilloi një ndeshje antologjike: 56 pikë, 16 kërcime dhe 15 asistime, duke u bërë lojtari i parë në historinë e NBA-së që regjistron më shumë se 55 pikë, 15 kërcime dhe 15 asistime në një ndeshje të vetme.

Me këto 56 pikë, Jokic realizoi rezultatin e tretë më të mirë ndonjëherë në ndeshjet e Krishtlindjes, pas legjendarëve Bernard King (60 pikë) dhe Wilt Chamberlain (59). Por spektakli nuk mbaroi këtu: ylli serb vendosi edhe një rekord të ri të NBA-së me 18 pikë në kohën shtesë, duke kaluar rekordin e mëparshëm të Stephen Curry-t, i cili në vitin 2016 kishte shënuar 17. Në momentet vendimtare, Jokic ishte i pagabueshëm: 3/3 nga loja në shtesë, përfshirë dy gjuajtje për tre pikë, si dhe 10/ 11 nga vija e gjuajtjeve të lira.

THRILLER NË DENVER Ndeshja ishte me emocione të forta. Nuggets humbën një epërsi prej 15 pikësh në çerekun e fundit, duke i lejuar Timberwolves të riktheheshin. Arkitekti i këtij rikthimi ishte Anthony Edwards, i cili me një treshe spektakolare në sekondën e fundit barazoi rezultatin në 126-126, duke dërguar ndeshjen në kohën shtesë. Minnesota e nisi shtesën me një seri 9-0, por më pas në skenë doli sërish Jokic.

Gjatë momentit kyç të përmbysjes së Denverit, Edwards u ndëshkua me dy gabime teknike për protesta ndaj gjyqtarëve dhe u përjashtua nga loja, një goditje vendimtare për shpresat e Timberwolves. Edwards e mbylli ndeshjen me 44 pikë. Përveç Jokic, një kontribut të madh për Denverin dha edhe Jamal Murray me 35 pikë dhe 10 asistime, ndërsa Tim Hardaway Jr., i futur në formacionin fillestar, shtoi 19 pikë të rëndësishme.6

© BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Tirana vuan kundër Vllaznisë, ja kur daton fitorja e fundit në “Loro Boriçi”
Sport

Tirana vuan kundër Vllaznisë, ja kur daton fitorja e fundit në “Loro Boriçi”

26/02/2026
Botërori 2027 për vajza/ Kombëtarja vijon përgatitjet me grup të plotë

Shkëndija, trajneri Beqiri: E vështirë ndaj Samsunspor, por jo e pamundur Në prag të ndeshjes së kthimit ndaj Samsunspor, trajneri i Shkëndijës, Jeton Beqiri ka folur për mediat. “Shpresojmë në një paraqitje sa më të mirë tonën nesër mbrëma dhe normalisht shpresojmë që Samsun të mos jetë në ditën më të mirë … 26 Shkurt, 2026

26/02/2026
Revolucioni teknik, Formula 1 ndizet për epokën e re. Makina më të shpejta në vijë të drejtë dhe dilema në kthesa
Sport

Revolucioni teknik, Formula 1 ndizet për epokën e re. Makina më të shpejta në vijë të drejtë dhe dilema në kthesa

26/02/2026
Vllaznia sfidon Tiranën, Qato: Ndeshje shumë e rëndësishme, koha të tregojmë veten
Sport

Vllaznia sfidon Tiranën, Qato: Ndeshje shumë e rëndësishme, koha të tregojmë veten

26/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shakira konfirmon lidhjen me aktorin 15 vite më të ri

Shakira konfirmon lidhjen me aktorin 15 vite më të ri

26/02/2026
Tirana vuan kundër Vllaznisë, ja kur daton fitorja e fundit në “Loro Boriçi”

Tirana vuan kundër Vllaznisë, ja kur daton fitorja e fundit në “Loro Boriçi”

26/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al