• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ndahet nga jeta biznesmeni i njohur në Gjirokastër, Robert Shehu

30/04/2024
Ndahet nga jeta biznesmeni i njohur në Gjirokastër, Robert Shehu

Biznesmeni i njohur nga Gjirokastra, Robert Shehu, ka ndërruar jetë. Lajmin e njofton Roland Bejko në faqen e tij në Facebook bashkë me mesazh ngushëllimi teksa evidenton edhe kontributin e tij të madh.

Shënimi i plotë i Bejkos

Me trishtim e dhimbje të thellë u njoha me lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të z. Robert Shehu nga Gjirokastra..

Berti ishte pinjoll i një familje qytetare, me rreth të gjerë shoqëror e miqësor, bashkëbisedues inteligjent, pasionant, dhe i qartë në çdo situatë, por mbi të gjitha punëtor i palodhur.

Biznesi familjar i Bertit, Bar-Shehu, u kthye për ne në një institucion takimesh me miqtë, me të njohur e të panjohur, për evente familjare e politike, por mbi të gjitha me humorin dhe bazagazjen e mikëpritësit, Berti Shehu.

Disa ditë më parë komunikova me Bertin dhe zonjën e tij të nderuar ku shkëmbyem batuta dhe i çova një video të shkurtër në kujtim të vëllait të tij të ndjerë, Fredi Shehu, vrarë pabesisht në 1998.

Berti po ikën dëshpërimisht parakohe nga kjo jetë si shumë të tjerë kohët e fundit duke lënë pas dhimbjen e madhe te bashkëshortja e tij Afërdita, fëmijët, te nipërit e mbesat e tij të dashur. Berti iku, por la mbrapa emrin e mirë të një qytetari të nderuar.

Ne të tjerëve, miqve të tij veç kujtimeve të bukura, na la dhe mundësinë që ta kujtojmë gjithmonë duke vazhduar ta pimë kafen e punës a të politikës aty, te SHEHU, në qendër të lagjes 18 Shtatori në Gjirokastër.

Me këtë rast, i shpreh ngushëllimet e mia familjes Shehu, bashkëshortes Afërdita, fëmijve, vëllezërve, të afërmve e miqve të shumtë për humbjen e parakohshme të njeriut të tyre të dashur!

U prehsh në paqe Bert!

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

24/12/2025
Në fazë të parë refuzoi marrëveshjen, Dinamo e pret Vorën në Tiranë

AXHENDA E SUPERIORES/ Kampionati rikthehet pas tre javësh ndalesë, rinis me përballje direkte dhe një stadium “të ri”

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al