• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ndahet nga jeta Mitropoliti i Beratit, Vlorës dhe Kaninës, Imzot Ignati

20/07/2024
Ndahet nga jeta Mitropoliti i Beratit, Vlorës dhe Kaninës, Imzot Ignati

Imzot Ignati është ndarë nga kjo jetë ditën e sotme! Në moshën 89-vjeçare, sipas njoftimit të bërë për të, ai humbi jetën teksa ka shërbyer si predikuesi dhe mësimdhënësi laik i Kryepiskopatës së Shenjtë të Athinës.

“Sot më datën 20 Korrik, Fjeti më Zotin në moshën 89 Vjeçare, Mitropoliti i Beratit, Vlorës dhe Kaninës, Hirësia e Tij Imzot Ignati! Hirësia e Tij, Mitropoliti i Beratit, Vlorës, Kaninës dhe gjithë Myzeqesë, Imzot Ignati (Trianti), ishte arvanitas me origjinë nga Thiva, ku lindi më 1934. Zotëronte gjuhën shqipe. Ai studioi në Shkollën Kishtare “Patmiadha”, si dhe në Fakultetin Teologjik të Universitetit të Athinës. Ishte diplomuar gjithashtu edhe në Konservatorin e Pireut.

Shërbeu si predikues dhe mësimdhënës laik në Kryepiskopatën e Shenjtë të Athinës. Në vitin 1967 u dorëzua dhjak dhe prift nga Mitropoliti i Thivës dhe Livadhjasë, Nikodhimi, dhe shërbeu si meshtar në Kishën Katedrale dhe si Epitrop Arkihieratik i Thivës (1967-1972), Igumen i manastirit të shenjtë “Oshënar Llukai” të Livadhiasë (1968-1976) dhe i manastirit “Oshënar Serafimi”, të Dhomvus (1975-1996), predikues (1972-1992) dhe atë shpirtëror i kësaj Mitropolie (1962-1996).

Ka shkruar koleksionin me tri vëllime “Poezitë e Kallogjerit” dhe librat “Përulësia sipas Shkrimit të Shenjtë dhe Etërve të Kishës”, ndërsa për librin e tij të fundit: “Jerondi i Patmos, hieromonaku Amfilohios Makri”, u nderua nga Akademia e Athinës.

Më 24 qershor 1992 u zgjodh nga Sinodi i Shenjtë i Patrikanës Ekumenike Mitropolit i Beratit, Vlorës dhe Kaninës. U dorëzua episkop më 27 qershor 1996 dhe u fronëzua nga Kryepiskopi, Fortlumturia e Tij Anastasi, më 18 korrik 1998, në Berat. I Përjetshëm kujtimi i tij”, sipas njoftimit.

Related Posts

Hapet rruga drejt juglindjes, rinis qarkullimi i mjeteve pas 11 ditësh bllokim
Kryesore

Hapet rruga drejt juglindjes, rinis qarkullimi i mjeteve pas 11 ditësh bllokim

04/03/2026
edi rama, gledis nano, policia e shtetit
Kryesore

Gledis Nano: Edi Rama nuk më ka marrë kurrë në telefon

04/03/2026
Rrëzohet aksidentalisht dhe përplas kokën, ndërrron jetë 10-vjeçari shqiptar në Itali
Kryesore

Rrëzohet aksidentalisht dhe përplas kokën, ndërrron jetë 10-vjeçari shqiptar në Itali

04/03/2026
E rëndë në Gjirokastër, punëtori bie nga lartësia, dërgohet me helikopter në Spitalin e Traumës
Kryesore

E rëndë në Gjirokastër, punëtori bie nga lartësia, dërgohet me helikopter në Spitalin e Traumës

04/03/2026
Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë
Kryesore

Këlcyrë/ Procedohet 56-vjeçari nga Dragoti, dyshohet se kanosi me armë sportive një 20-vjeçar

03/03/2026
Gjirokastër, sherr me grushta në ‘Granicë’, dy persona përfundojnë në Prokurori
Kryesore

Gjirokastër, aksidentohen dy të rinj në “Granicë”

02/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Demi Moore rikthehet në origjinë, pas zhurmës me flokët e shkurtër!

Demi Moore rikthehet në origjinë, pas zhurmës me flokët e shkurtër!

05/03/2026
“Penallti inekzistente, ndihemi të vjedhur”, reagon Partizani:Arbitri Hamiti non grata, FSHF të marrë masa

“Penallti inekzistente, ndihemi të vjedhur”, reagon Partizani:Arbitri Hamiti non grata, FSHF të marrë masa

05/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al