Komisariati i Policisë Sarandë njofton se u ndalua shtetasi në kërkim I. J., 25 vjeç, banues në Sarandë.
Ndalimi i tij u krye pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Marëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.
Materialet procedurale i kaluan prokurorisë Sarandë, për veprime të mëtejshme.