Një 49-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke në Kakavijë, në tentativë për t’u rikthyer në Shqipëri.Ai rezultonte i dënuar më parë për përdhunimin e fëmijëve, por vijonte të ishte i lirë.
49-vjeçari është përpjekur të largohet nga Greqia, por nga kontrolli i të dhënave të tij oficerët e policisë greke kanë zbuluar se ai ishte i arratisur.Abuzuesi shqiptar ishte në pritje të aktgjykimeve të Gjykatës së Apelit, në Euboea, teksa ishte dënuar me nëntë vite e një muaj burg për përdhunim dhe joshje të fëmijëve.
Ndërkohë, edhe më herët, Gjykata Penale e Thebës e ka dënuar 49-vjeçarin me dy vite burg për armëmbajtje pa leje.Menjëherë pas arrestimit, Prokuroria e Janinës ka urdhëruar dërgimin e shqiptarit në burgun e Stavarki për të vuajtur dënimet që rëndojnë mbi të.