• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ndërhyrja në grykëderdhjen e Bistricës, deputetja e PD-së ‘përplaset’ me Bashkinë Sarandë (Deklaratat)

01/07/2021
Ndërhyrja në grykëderdhjen e Bistricës, deputetja e PD-së ‘përplaset’ me Bashkinë Sarandë (Deklaratat)

Deputetja e zjedhur e PD-se, Ina Zhupa, denoncon një ndërhyrje ne grykederdhjen e lumit Bistrica ne Sarande, me qellim që të devijohet rrjedha per te krijuar nje hapesire plazhi. Përmes nje video te publikuar ne Facebook, Zhupa thote se kjo ndërhyrje është një cmenduri. Më pas ka reaguar vete Bashkia Sarande permes nje deklarate, qe sqaron si eshte e verteta.

Reagimi i Ina Zhupës

Cmenduria në Sarande! Mbushin grykëderdhjen e lumit Bistrica duke i ndryshuar gjurmën natyrore per ta transformuar në hapësire plazhi privat! Natën punonet në Sarande sic tregon edhe video dhe foto per të mbushur shtratin e lumit Bistrica dhe per t`i ndryshuar rrjedhen e per ta kthyer hapësiren në një plazh privat.

Kjo ngjarje e paligjshme, kundra interesit publik, ne shkaterrim te pasurive natyrore justifikohet se është marr leje nga Bashkia Sarandë. Nëse Bashkia Sarande ka dhene leje per kete krim mjedisor duhet menjehere ta tërheq këtë akt dhe të sistemoj lumin ne gjendjen e meparshme natyrore.

Nëse Bashkia nuk ka dhene leje edhe këto jane punime pa leje, atehere duhet reagimi sa me i shpejt i policise, i bashkise, për të marr masat që kerkon ligji. Krime te tilla mjedisore ne mes te sezonit turistik, ne sy te gjitheve vetem me nje shtet bashkefajtor dhe kriminal mund te ndodhin.

Sqarimi i Bashkise

Nisur nga shqetësimet dhe ankesat e disa qytetarëve adresuar Bashkisë Sarandë, mbi punimet që janë duke u kryer në grykëderdhjen e lumit Bistricë, në Kanalin e Çukës, sqarojmë se: Punimet nuk janë të lidhura me asnjë subjekt privat dhe as me krijimin e ndonjë plazhi atje. Mjetet që janë duke punuar janë duke marrë rërën e detit, të sjellë si aluvion gjatë dimrit, me qëllim që të ulen sa të jetë e mundur kostot e pasurimit me rërë të plazheve publike përgjatë shetitores në Sarandë dhe që materiali të jetë produkt natyral i detit dhe jo material inert. (proçes që kryhet çdo vit në fillim të sezonit turistik) Sqarojmë se traseja e rrugës e çelur në grykëderdhjen e lumit në Kanalin e Çukës, është në funksion të këtij operacioni dhe me përfundinin e tij, ajo do të rikthehet në gjendjen e mëparshme. Gjithashtu sqarojmë se, për të mos penguar pushuesit që perdorin stacionet e plazhit publik përgjatë shëtitores, punimet do të kryhen kryesisht gjatë orëve të para të mëngjesit. Shpresojmë në mirëkuptimin dhe mbështetjen e qytetarëve për këtë operacion disaditor që po kryejmë, në emër të interesit publik dhe sistemimit të plazheve publike të qytetit.

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Venus Williams martohet për herë të dytë me Andrea Preti

Venus Williams martohet për herë të dytë me Andrea Preti

23/12/2025
Elijona Binakaj rrëfen humbjen tragjike të nënës dhe motrës: “Dy vitet e para kanë qenë tmerr”

Elijona Binakaj rrëfen humbjen tragjike të nënës dhe motrës: “Dy vitet e para kanë qenë tmerr”

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al