Bashkia Dropull ka hapur një tender për mbrojtjen nga përroi i Selosë. Sipas publikimit vlera e fondit limit është rreth 310 milionë lekë të vjetra pa Tvsh. Afati i fundit për hapjen e ofertave është data 18 gusht. Me këtë fond janë parashikuar të kryhen punime vetëm gjatë fazës së parë të ndërhyrjes për mbrojtjen nga vërshimet e ujërave.