Përdoruesit e kompanisë celulare Vodafone Albania po hasin vështirësi me përdorimin e internetit prej gati një ore. Mësohet se ky është një problem i përgjithshëm i kompanisë në të gjithë vendin. Jo vetëm abonentët e telefefonisë celulare që përdorin rrjetin 4G, por të prekur janë dhe ata që kanë rrjetin e internetit fiks. Deri më tani s’ka një reagim zyrtar nga kompania për të sqaruar abonentët dhe të bëhet me dije se deri kur do të zgjasë ky defekt. ©argjiroja.net