Mjeku i njohur pediatër në Gjirokastër, Llambi Dilo, ka ndërruar jetë papritur pas një hemoragjie në kokë. Miq të tij të shumtë kanë shpërndarë në rrjetet sociale mesazhe ngushëlluese. Dilo ka shërbyer për vite me radhë në spitalin “Omer Nishani” dhe vijonte ende përkushtimin e tij për fëmijët. Argjiroja.net shpreh ngushëllimet për familjen Dilo për humbjen e njeriut të tyre të dashur.