Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, Aldi Rama, autori i vrasjes së efektivit të policisë, Saimir Hoxha. Pas ngjarjes, i riu 21-vjeçar u arratis duke vene ne lëvizje strukturat e policisë dhe pas rreth 5 orësh kërkime ai u veteplagos me arme dhe u transportua menjëherë në Spitalin e Traumes.
NGJARJA
Oficeri i krimeve, Saimir Hoxha, me origjinë nga Puka, mbeti i vrarë në krye të detyrës pasi ishte kthyer pas asgjësimit të një parcele me kanabis. Në kthim, efektivi Hoxha së bashku me katër kolegë të tjerë, përfshirë edhe shefin e krimeve, kanë konstatuar një automjet të dyshimtë në hyrje të lagunës së Vainit.
Menjëherë policët i kanë dhënë sinjal automjetit për të ndaluar, në të cilin ndodhej 21-vjeçari Aldi Rama, bashkë me dy persona të tjerë. Por sapo Saimir Hoxha ka zbritur nga makina e Policisë, 21-vjeçari Aldi Rama ka qëlluar disa herë me pistoletë në drejtim të tij, duke e lënë fillimisht të plagosur oficerin e Policisë, por ai ndërroi jetë rrugës për në spital, pasi njëri nga plumbat e kishte prekur në pjesën e zemrës. Nga të shtënat me armë nuk pati të lënduar në radhët e efektivëve të tjerë.
Saimir Hoxha, me origjinë nga Puka, ka një karrierë të gjatë në Policinë e Shtetit, ndërsa prej shumë vitesh ishte oficer krimesh në Komisariatin e Policisë në Lezhë. Ai ka qenë i martuar dhe babai i dy fëmijëve të mitur.
ARRATISJA
Menjëherë pas ngjarjes së rëndë, autori sëbashku me dy personat e tjerë që e shoqëronin atë arriti të largohej nga vendi i ngjarjes. Ai braktisi makinën 1 km larg vendit të krimitduke u larguar në këmbë, duke u fshehur në lagunën e Vainit. Në vendin e ngjarjes, krahas Policisë së Lezhës, mbërritën dhe Forcat RENEA dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës, bashkë me një helikopter të Ministrisë së Brendshme. Forcat e përforcuara të Policisë ushtruan kontrolle nga toka dhe ajri dhe pas rreth 5 orësh arritën të lokalizojnë autorin e ngjarjes, i cili ishte fshehur në zonën e Kënetës së Vainit. Forcat e Policisë krijuan perimetrin e sigurisë dhe i kanë bërë thirrje të riutqë të dorëzohej, por autori i ngjarjes, shtetasi Aldi Rama, nuk i është përgjigjur kësaj thirrjeje.
VETËPLAGOSJA
Pas orëve të tëra përpjekje të Policisë për ta arrestuar, 21-vjeçari nuk ka pranuar të vetëdorëzohet, duke qëlluar veten në pjesën e kokës. Pasi mori të riun nga vendi ku mbeti i plagosur në një zonë me bimësi të Kënetës, Policia sekuestroi edhe armën e krimit.
“Në lidhje me ndjekjen, lokalizmin dhe kapjen e autorit të vrasjes së oficerit të Policisë, forca të shumta të Policisë së Shtetit, prej disa orësh ndjekjeje me helikopter dhe nga toka, kanë bërë të mundur lokalizimin e autorit të ngjarjes, i cili ishte fshehur në zonën e kënetës në ‘Lagunën Vain’. Forcat e Policisë kanë krijuar perimetrin e sigurisë dhe i kanë bërë thirrje autorit që të dorëzohej, por autori i ngjarjes, shtetasi Aldi Rama, nuk i është përgjigjur thirrjes së Policisë për t’u dorëzuar, por është vetëplagosurme armën e tij. Aktualisht po transportohet nga forcat e Policisë për në spital, në gjendje kritike për jetën. Në vendngjarje është sekuestruar arma e krimit dhe telefoni i tij celular”, sqaroi Policia.









