Një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën e Eretrias në Greqi. Tre elektricistë, një prej të cilëve shqiptarë, kanë ndërruar jetë, pasi i zu korrenti, teksa kryenin riparime në shtylla të tensionit. Shqiptari që ndërroi jetë në këtë ngjarje të rëndë quhet Aleks Bruka. I riu nga Rrësheni kishte zgjedhur Greqinë për të jetuar, për të siguruar të ardhura për familjen e tij. Mirëpo, ai ka pasur një fat tragjik, duke ndërruar jetë në vendin e punës. Përpos tre elektricistëve që ndërruan jetë, dy grekë dhe shqiptari, edhe një tjetër mbeti i lënduar nga incidenti tragjik.